‘Ka probleme me hetimin e inceneratorit të Tiranës’/ Besar Likmetaj: Duhet të ishte bllokuar, po vidhen qytetarët

21:52, 09/05/2023
A+ Aa A-

Editori i BIRN, Besar Likmetaj, ka deklaruar se ka probleme sa i përket hetimit të aferës së inceneratorit të Tiranës.

Në një lidhje me Skype për “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, Likmetaj është shprehur se ekzistojnë grupe interesi të përfshira në këtë aferë kriminale  të cilat po vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve në një kohë kur drejtësia duhet të kishte vendosur një masë sigurie.

“Inceneratori i Tiranës vazhdon të paguhet nga qytetarët në një kohë që duhet të ishte bllokuar nga prokuroria dhe shmangin vëmendjen nga problemi kryesor që ne të vazhdojmë të paguajmë për diçka që është vjedhje.

Ka probleme me mënyrën sesi është bërë hetimi përsa i përket aferës së inceneratorëve. Fatkeqësisht ato akuza që ne shohim sot në media janë të sponsorizuara nga grupe interesi që kanë akses në media të caktuara dhe sponsorizojnë axhenda e tyre kundër vprokurorëve të caktuar. Kjo nuk do të thotë që hetimi i prokurorisë është profesional ose hetimi i prokurorisë po e çon çështjen e interesit publik.

Kjo thjeshtë do të thotë ka grupe interesi  ose palë të përfshia në këtë aferë shumë të pistë kriminale piramidale kur qytetarët shqiptar veteëm humbin, që të cilat luftojnë njëra-tjetrën dhe vazhdojnë ta luftojnë njëra tjetrën kur në këtë moment drejtësia duhet ti kishte vendosur të paktën në një lloj gjendjeje  sekuestrimi grupet e interesit ose të ruante sa më shumë paratë e taksapaguesve shqiptarë”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco