VIDEO-SYRI TV/ Kreu i KZAZ-së kërkon të manipulojë procesin, kërcënon përfaqësuesin e opozitës

17:08, 09/05/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e Enkelejd Alibeajt në këto zgjedhje vijojnë që t’i shërbejnë mazhorancës socialiste dhe Edi Ramës. Në Bashkinë e Finiqit, kreu i KZAZ nr. 91 Vangjel Anagnosti ka dëmtuar materialet zgjedhore për garën e 14 majit. Në një video duket qartë ku Anagnosti pasi gris materialet zgjedhore, ushtron dhunë verbale dhe tenton t’i marrë edhe telefonin përfaqësuesit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'.

Nga SYRI TV

Enkelejd Alibeaj vijon që t’i shërbejë mazhorancës socialiste dhe Edi Ramës. Në Bashkinë e Finiqit, kreu i KZAZ nr. 91 për zgjedhjet vendore të 14 majit, Vangjel Anagnosti, i cili përfaqëson Enkelejd Alibeajn dëmton materialet zgjedhore, duke shkelur edhe ligjin.

Në një video, duket Vangjel Anagnosti duket qartë teksa gris materialet për garën e 14 majit dhe ushtron dhunë verbale dhe tenton që t’i marrë telefonin që po filmonte këtë episod përfaqësuesit të koalicionit Bashkë Fitojmë.

Në këto zgjedhje Enkelejd Alibeaj është vendosur në dispozicion të Partisë Socialiste duke nxjerr kandidatë në disa Bashki të Vendit për të dëmtuar në garën e 14 majit kandidatët e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco