VIDEO-MESAZHI i Bardh Spahisë drejtuar votuesve: Për një Shkodër ku të jetojmë të gjithë më mirë!

12:36, 09/05/2023
A+ Aa A-

“Unë jam Bardh Spahia, jam i juaji dhe të gjithë bashkë jemi të Shkodrës.”

Kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, i ka dërguar sot një video-mesazh, bashkëqytetarëve të tij, një përmbledhje konçize në 58 sekonda, të ideve të tij për zhvillimin e kësaj bashkie në katër vitet e ardhshëm, duke u kërkuar atyre ta votojnë për një mandat të ri.

Spahia, duke përshkuar qytetin, iu drejtohet qytetarëve më këto fjalë për t’ia besuar atij votën e tyre më 14 maj:

“Për një Shkodër me më shumë biznese dhe me taksat më të ulëta në Shqipëri!

Për një Shkodër me transparencë absolute!

Për një Shkodër ku do të zhvillojmë infrastrukturë moderne!

Për një Shkodër me turistë gjatë gjithë vitit, në bregdet, liqen, lumenj e bjeshkë.

Për një Shkodër ku jetojmë të gjithë më mirë dhe qytetarët janë të parët.

Për një Shkodër, kryeqendër ekonomike e inovative në rajon.

Fryma e Shpresës dhe rrugëtimi që nisëm në mars të një viti më parë do të jetë frymëzim për projektin tonë të këtij 4-vjeçari.

Për një Shkodër që sheh drejt së ardhmes, por krenare dhe për të shkuarën!

Unë jam Bardh Spahia, jam i juaji dhe të gjithë bashkë jemi të Shkodrës,” janë fjalët me të cilat e mbyll mesazhin, kryebashkiaku dhe kandidati Bardh Spahia.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco