E quajti Shqipërinë një narko-shtet/ Soros do blejë median e njohur ‘VICE’

E quajti Shqipërinë një narko-shtet/ Soros do blejë median e njohur ‘VICE’

09:43, 09/05/2023
A+ Aa A-

Një nga mediat më të njohura në botë pritet të përfundojë në duart e miliarderit majtist, George Soros.

Bëhet fjalë për VICE MEDIA, e cila sipas NY Post, do blihet nga Soros për rreth 400 milionë dollarë.

Kompania VICE MEDIA, që dikur vlerësohej afro 6 miliardë dollarë, tani ka depozituar kërkesën për falimentim.

Megjithatë tani kjo media do të përfundojë në duart e Fondit Menaxhues të Sorosit, i themeluar nga miliarderi 92-vjeçar.

Kjo do të thotë se Soros do shtrijë edhe më shumë tentakulat në botën e medias.

Kujtojmë se VICE u bë e famshme për shkak se ishte ndër mediat e para të mëdha që e quajti Shqipërinë e Edi Ramës, një narko-shtet që në vitin 2019 në një reportazh të gjatë.

Por edhe në fillim të këtij viti, VICE publikoi një shkrim ku theksohej se Shqipëria është një narko-shtet.

Në shkrim thuhej se një zyrtare e lartë e qeverisë shqiptare u kap me drogë, ndërsa ishte shpërblyer me postin e lartë për shkak se kishte vjedhur votat.

Bëhet fjalë për rastin e Erisa Feros, zyrtares së AKSHI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco