VIDEO-SYRI TV/ Familja pa banesë prej tërmetit të 2019 në Peqin: Do çelim fond rindërtimi për këto familje

18:11, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kandidat i opozitës në Peqin Mustafa Pashja, vizitoi një familje prej 5 anëtarësh, të cilët po jetojnë në çadër që pas tërmetit të 2019. Bashkia aktuale nuk i ka strehuar, por Pashja tha se pas 14 majit, për këto familje do të ketë një fond të veçantë.

Nga SYRI TV

Kjo është thirrja e kryefamiljarit Muhamet Shkëmbi në Peqin, e cila prej tërmetit të 2019 po jeton në çadër, pasi shtëpia u bë e pabanueshme. Bashkia Peqin nuk i dha dritë jeshile për, por ai po sheh shpresë tek kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Bashkinë e Peqinit, Mustafa Pashja.

Pas vizitës që i bëri ky kandidat, ai i premtoi zgjidhje të kësaj problematike duke evidentuar vështirësitë e shumta me të cilat po përballet kjo familje, ku madje për të bërë blerjet e përditshme për tu ushqyer, ai duhet të mbijetojë vetëm duke shitur lule, pasi dhe e zonja është e paaftë për punë dhe trajtohet me KEMP.

Pashja i cili evidentoi nga afër kushtet ekstreme në të cilët jetojnë 5 anëtarët e familjes Shkëmbi premtoj, se këto kategori të cilat duhet të ishin prioritet janë lënë në harresë, por kjo gjendje do të marrë fund pas 14 majit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco