Hysaj: Durrësi i ndotur, taksat e qytetarëve shkojnë në inceneratorin e Tiranës

Hysaj: Durrësi i ndotur, taksat e qytetarëve shkojnë në inceneratorin e Tiranës

16:24, 08/05/2023
A+ Aa A-

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka denoncuar vjedhjet e kryebashkiakes së Durrësit.

Hysaj është shprehur se qytetarët e parë kanë filluar sezonin e plazhit, por mbetjet janë në çdo skaj dhe rëra nuk është pastruar. E tërë vija bregdetare i përzë turistët, nuk i mirëpret.

Postimi:

Durrësi i ndotur, taksat e qytetarëve shkojnë në inceneratorin e Tiranës

Në javën e fundit të fushatës elektorale, pasi shpenzoi paratë e qytetarëve për tendera gjelbërimi e asfalt elektoral, Emiriana Sako paguan për inceneratorin e Tiranës, por zhyt qytetin në mbetje.

Qytetarët e parë kanë filluar sezonin e plazhit, por mbetjet janë në çdo skaj dhe rëra nuk është pastruar. E tërë vija bregdetare i përzë turistët, nuk i mirëpret.

Edhe pushuesit, shqiptarët nga Kosova e kanë braktisur Durrësin pikërisht për shkak të situatës alarmante ku ndodhet.

Çfarë ndodh me taksat e qytetarëve? Ku shkojnë paratë e tyre?

Turizmi është pika më e fortë, ku durrsakët arrijnë të punojnë e mbledhin të ardhura teksa mirëpresin qytetarë nga brenda dhe jashtë vendit. Por këtë vit me këtë gjendje dramatike, ku ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det, papastërtia kalon imagjinatën, duket se e vetmja gjë që mund të bëjnë qytetarët është të largohen.

Pasi u goditën nga tërmeti, nga pandemia, ia arritën të mbijetojnë, por tani i fundos bashkia me një të rënë të lapsit duke e lënë vijën bregdetare në atë gjendje të tmerrshme.

#14maj #VotoNr1 #BashkëFitojmë #voto #nr1 #IgliCara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco