VIDEO/ Ndotja po vret qytetarët e Tiranës, Vasili: Një nga lajmet më të rënda që mund t'ju jetë dhënë

17:26, 07/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili komentoi faktet tronditese shkencore, mbi ndotjen katastrofike të Tiranës që rrezikon drejtpërdrejt shendetin e qytetarëve!

Vasili u shpreh se ky është një lajm tepër i rëndë për qytetarët që i tejkalon të gjitha lajmet politike.

Në këtë moment të jetës së qytetarëve të Tiranës konstatimi se ajri në Tiranë ka substanca të tilla dhe në pika të caktuara edhe 15 apo 20 herë më lart se norma evropiane dhe që lidhen me benzenin, mendoj është një nga lajmet më të rënda që mund t'ju jetë dhenë qytetarëve të Tiranës, është një lajm që tejkalon të gjitha lajmet politike sepse ka të bëjë pikërisht me shëndetin e njeriut por edhe me një atakim shumë të rëndë dhe shumë serioz .

Për të qenë më konkret per shkak të specialitetit tim si mjek, në vitet e mia të shkollimit në Romë, jemi marrë gjerësisht me kancerogjenët ambiental dhe benzeni është një nga kancerogjenët e certifikuar dhe volusor për aftësitë e tij shumë të rënda. Dhe rritja me shumë herë mbi normë në qytetin e Tiranës, ju e mendoni vetë se sa lajm i rëndë është për qytetarët e Tiranës.

Arsyet ambientale të krijimit të këtyre përqindjeve janë në radhë të parë, pluhurat e ndërtimit, trafiku shumë i lartë, njëherazi betonizimi, mungesa ekstreme e ventilimit të qytetit.  Një seri faktorësh negativë të cilët kanë shkatërruar mjedisin, duke na rrezikuar me sëmundje të tilla, të cilat në radhë të parë godasin e rëndojnë së tepërmi, fëmijët, të moshuarit dhe grupin shumë të madh të qytetarëve të cilët vuajnë nga sëmundje kronike, si hipertensioni, diabeti dhe të tjera, të cilat nën atakun e një situate të tillë ambientale, rëndohen së tepërmi.

Pra do të thotë që në këtë moment qytetarët e Tiranës për shkak të këtyre shkaqeve, dhe pas këtyre verifikime të bëra në 20 pika të Tiranës me një metodikë shkencore perfekte, duhet të kuptojnë që ata që i kanë vënë në lojë, kanë vënë edhe në rrezik jetën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco