Berisha: Rama sa erdhi në pushtet bëri gjithçka që të mbështesë Vuçiçin. I shpalli luftë të ftohtë Kosovës!

19:34, 06/05/2023
A+ Aa A-

"Edi Rama sa erdhi në pushtet bëri gjithçka që të mbështesë Aleksandar Vuçiç". 

Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Kukës ku kërkoi votat për kandidatin e opozitës, Admir Sinamati. 

Berisha tha se Rama i shpalli luftë të ftohtë Kosovës nga Tirana, duke e quajtur Vuçiçin vëlla dhe Albin Kurtin kundërshtar, ndërsa Ramush Haradinajn e paditi në gjykatë. 

"Pra ky ishte një pushtetar antishqiptar. Përveç kësaj, Edi Rama është një vegël, është një argat, vasal i Aleksandër Vuçiç, të cilit po i vjen fundi për krimet që ka kryer dhe mbrapa po i vjen edhe Edi Rama. Se ai ka Bjellivukun edhe ky ka Bjellivukët e tij. Po. Po. Edi Rama, ju e dini gjatë këtyre viteve në pushtet bëri gjithçka dhe po bën gjithçka që të mbështesë Vuçiçin, i shpalli luftë të ftohtë Kosovës nga Tirana. Vuçiçin e kam vëlla, këtë e kam kundërshtar. Tjetrin e padiste.

Mirëpo këtë mund ta bëjë vetëm një antishqiptar. Ne nuk kemi kundërshtim që të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, por në çdo rrethanë dhe në çdo kohë, për ne Kosova është e para dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi, ne jemi një komb dhe atë që keni bërë ju, atë që ka bërë Hasi, Tropoja dhe atë që ka bërë mbarë Shqipëria. 

Pra, një e dy, e kam për nder miqësinë me Vuçiçin, por kush është Vuçiçi. Ai është njeriu i regjistruar me zë dhe figurë në parlamentin serb, por edhe në intervista të tjera ku thoshte se për një serbe të vrarë, do të vriten 100 myslimanë. Kjo ishte doktrina e gjenocidit të nazistëve. Edhe ai e ka shprehur me dhjetëra herë këtë. 

Pardje deklaronte Nju Jork Times se, bënte gjahun e shqiptarëve nëpër Beograd si huligan. Ky është miku i Edi Ramës. A ka gjë të përbashkët me demokratët, me socialistë, me qytetarët e paparti të Kukësit ky njeri. Absolutisht asgjë. Ndaj dhe 14 maji është një ditë për Shqipërinë, është një ditë për atdhetarinë është një ditë për ndërgjegjen kombëtare të çdo njeriu".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco