VIDEO-SYRI TV/ Tjetërsohen pronat në Himarë, banorët: Tokat i kemi me tapi, po na i marrin

17:02, 05/05/2023
A+ Aa A-

Investitorët strategjikë, por edhe njerëz të cilët nuk kanë qenë kurrë banorët të Himarës ka vërshuar duke përvetësuar pronat në këtë zonë. Banor të zonës thonë se prej vitesh po përballen me tjetërsim dhe mbivendosje të pronave të tyre. Qytetarët thonë se kanë të gjitha dokumentacionet, por sëfundmi ato kanë dalë të pavlefshme për shkak të ndërhyrjeve të pushtetit lokal dhe qendror.

Nga SYRI TV

Zona e Himarës mbetet shumë e lakmuar nga pushtetarët dhe të fortë e mbrojtur nga shtetit për të gllabëruar pronat e qytetarëve të kësaj zone. Shumë qytetar të Himarës kanë konflikte prone me persona të panjohur që sipas tyre asnjëherë nuk kanë qenë banorë në këtë zonë. Qytetarët thonë se pavarësisht se kanë patur dokumente të rregullta prej dekadash, papritur në pronën e tyre me anë të mbivendosjes kanë dal pronar të tjerë.

Për avokat Bledar Dumanin, i cili prej vitesh merret me problemet e pronave,  thekson se konfliktet janë shtuar vitet e fundit për shkak të ndërhyrjes së pushtetit lokal dhe atij qendror, me anë te tjetërsimit të pronës. 

Konfliktet për pronën në Himarë shpesh herë janë agravuar në akte dhune madje edhe me përdorimin te armëve të zjarrit. Mosmarrja e drejtësisë, ose dhënia e saj në palët e interesit, bënë që në Himarë të vetmet krime të ndodhura vitet e fundit të jenë ato për shkak të konflikteve nga prona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco