VIDEO-SYRI TV/ Behar Haxhiu takime me banorët e Kurbinit, premton rindërtimet e tërmetit

16:59, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kurbini është lënë në harresë dhe bashkia ka mbyllur dyert për qytetarët, duke mos pranuar të trajtojë asnjë shqetësim të tyre. Kandidati për këtë bashki nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Behar Haxhiu u ka premtuar banorëve të fshatrave Mali i Bardhe, Shullaz dhe Adriatik se shqetësimet e tyre do të marri zgjedhje pas 14 majit.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Behar Haxhiu, ka vijuar takimet me banorë, në fshatrat Mali i Bardhë, Shullaz dhe Adriatik. Banorët kanë sjellë shqetësimet dhe problematikat e tyre, nga mungesa e investimeve.

Ndër më shqetësueset që trajtuan banoret ishin rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, infrastruktura rrugore, etj. Haxhiu u premtoi banorëve se pas ardhjes në krye të bashkisë së Kurbinit vëmendja ndaj qytetarëve do të jetë parësore.

Deputeti Kastriot Piroli i cili ka shoqëruar kandidatin Haxhiu në këtë fushate, ka theksuar se Behar Haxhiu dhe stafi i bashkisë pas fitores së 14 majit, do të nisin punën për ndryshimin e gjendjes ku është katandisur komuniteti kurbinas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco