VIDEO/ Akil Pano për SYRI TV: Konservatorizmi trajton traditën, vlerat lokale, kulturën, fenë, lirinë…

16:56, 05/05/2023
A+ Aa A-

Në një lidhje Skype nga Hungaria për SYRI TV, Pastori Akil Pano ka ndarë momente nga konferenca e veprimit politik konservator.

Kreu i koalicionit shqiptar për mbrojtjen e familjes, Akil Pano ka theksuar se kjo është hera e dytë që zhvillohet një konferencë e tillë, pasi hera e parë ishte kur SIPAC Amerikan zhvilloi këtë konferencë për të sjellë të gjithë liderat konservatorë të Evropës për të parë drejt çështjet e rëndësishme që janë duke shqetësuar qytetërimin perëndimor.

Sipas Akil Panos, tema këtë vit ishte ‘Në Unitet së Bashku Qëndrojmë’dhe konferecën e hapi kryeminsitri Orban.

Të pranishëm në këtë konferencë janë konservatorë amerikanë, republikanët dhe përfaqësues të Senatit, përfaqësues të qeverisë italiane dhe qeverive të ndryshme në Evropë.

‘Konservatorizmi në thelbin e tij trajton respektin për traditën, vlerat lokale, kulturën, fenë, lirinë, sovranitetin e kufijve të çdo vendi. Ruatja e kulturës lokale përkundrejt agjendës globale e cila imponon ndyshim mbi mënyrën se si duhet të mendojmë për gjininë, mbi kufijtë apo perceptimi i martesës midis një burri dhe një gruaje’, u shpreh Pano.

Pano: Një konferencë shumë e rëndësishme për të gjithë konservatorët jo thjesht hungarez por për të gjihtë konservatorët në Evropë. Është hera e dytë që zhvillohet një konferencë e tillë. Hera e parë ishte kur SIPAC Amerikan zhvilloi këtë konferencë për të sjellë të gjithë liderat konservatorë të Evropës për të parë drejt çështjet e rëndësishme që janë duke shqetësuar qytetërimin perëndimor.

Vitin e kaluar tema kryesore ishte nën logon e madhe ‘Zoti Familja dhe Kombi’, një temë që duhet të rizbulohet edhe në kulturën tonë në Shqipëri.

Tema këtë vit ishte ndryshe ‘Në Unitet së Bashku Qëndrojmë’. Konferecën e hapi kryeminsitri Orban. Në këtë konferencë janë konservatorë amerikanë, republikanët dhe përfaqësues të Senatit, përfaqësues të qeverisë italiane dhe qeverive të ndryshme në Evropë.

Tema trajton çështjen e globalizmit dhe politikave globale për ç’bërjen e popujve, të familjes dhe njeriut përkundrejt konservatorizmit.

Ngjarja e këtij viti kapërcen përtej kufijve të një vendi të caktuar prandaj dhe tema është ‘Sëbashku Qëndrojmë’. Nuk është fjala për një vend, ku për hir të së vërtetës, Hungaria është bastion i vetëm në Evropë i qëndresës konservatore në mbrojtje të njeriut, familjes dhe shoqërisë.

Në këtë konferencë kanë qënë zona ku nuk duhet të lejohet agjenda ‘ËOC’. Një agjendë tjetër ka qënë te Zoti Besojmë. Lindni fëmijët dhe mos lindni luftë.

Konservatorizmi në thelbin e tij trajton respektin për traditën, vlerat lokale, kulturën, fenë, lirinë, sovranitetin e kufijve të çdo vendi. Ruatja e kulturës lokale përkundrejt agjendës globale e cila imponon ndyshim mbi mënyrën se si duhet të mendojmë për gjininë, mbi kufijtë apo perceptimi i martesës midis një burri dhe një gruaje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco