SYRI TV/ Bardh Spahia, takim me banorë në Rrethina: Në 10 vite, qeveria e braktisi Shkodrën

13:35, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘’Bashkë fitojmë” për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka vijuar turin e takimeve. Ai ka prezantuar planin 4-vjeçar për njësinë administrative Rrethina. Ndërkohë, Spahia është takuar edhe me gratë e vajzat e grupseksionit 3/3, ku ato shprehën bindjen për fitoren e thellë më 14 maj.

Nga SYRI TV

Në 10 vite, Shkodrën e braktisën dhe sot e kërcënojnë në mënyrë kriminale, por nuk kanë për t’ia dalë dhe fitorja jonë më 14 maj do të jetë e padiskutueshme. Kështu u shpreh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, gjatë takimit që pati me banorët e fshatit Bardhaj. Ai mohoi që bashkia Shkodër t’i jetë bërë pengesë qeverisë për investime në Shkodër.

Plani 4-vjeçar i kandidatit Spahia parashikon një sërë investimesh për njësinë administrative Rrethina. Duke bashkëbiseduar me banorët, Spahia përmendi problemet që sot kanë këto fshatra.

Banorët e Bardhajve premtuan mbështetjen e tyre për kandidatin Spahia dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”.  Më pas Spahia është takuar me gratë dhe vajzat e grupseksionit 3/3, ku mori mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 14 majit.

Fitorja e 14 majit do të jetë më e thellë se ajo e 6 marsit, shprehen bindjen e tyre zonjat e këtij grupseksioni të cilat i uruan fitoren kandidatit Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco