Berisha në Bulqizë: Më 14 maj të festojmë fitoren e ndryshimit! Rama mbron vetëm interesat e Beogradit

Berisha në Bulqizë: Më 14 maj të festojmë fitoren e ndryshimit! Rama mbron vetëm interesat e Beogradit

13:19, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Bulqiza se më 14 maj vendi do të përjetojë ndryshimin.

“Jam sot këtu para jush për t’u bërë thirrje me 14 maj, i madh dhe i vogël, burrë dhe grua, vajza dhe djem, të festojmë fitoren e Defrim Fikut. Të festojmë fitoren e secilit qytetar dhe banor të këtij rrethi të bekuar.

Të festojmë fitoren e ndryshimit!

Edi Rama u bën thirrje ju, përpara u thotë, por përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt varfërimit, drejt vjedhjes, përpara me hajdutin, krimin dhe pasigurinë, përpara me të keqen. Ndaj le t’i tregojmë atij vendin që meriton.

Një njeri që ka përqendruar të gjithë pushtetet në duart e tij, një njeri që Bulqizën dhe Shqipërinë e shkretoi më shumë se çdo pushtim në histori. Ai është një pushtues i vërtetë. Ai nuk ka interesa të qytetarëve, ai ka interesa vetëm të pasurimit të tij, ai ka interesa vetëm të pasurimit të rrethit të tij familjar, ai ka interesa vetëm ato të Beogradit dhe jo të shqiptarëve.

Një javë më parë deklaroi në Athinë se jemi kushërinj me serbët, se nga e gjeti ky, e gjeti për të mbuluar tradhtinë e tij ndaj shqiptarëve si një argat i Vuçiçit dhe asgjë më shumë.

Kam një thirrje miqësore për të gjithë ju: mendoni pak, çfarë ndodhi këto tetë vite, çfarë sollën këto tetë vite për ju? Këto tetë vite, secili nga ju sot, për shkak të rritjes së çmimeve, merr minimumi një rrogë e gjysmë se ç’merrte në vitin 2013. Në vitin 2013, ne ishim njerëzit më të paguar të rajonit, më të paguar se bullgarët, më të paguar se rumunët që ishin anëtarë të BE. Po sot ku jemi? Sot jemi me rroga 30 deri në 40 përqind më të ulëta se Kosova. Kjo sepse Edi Rama ngriu rrogat dhe nxori si justifikim armën e tij të zezë, mashtrimin. Dje u thoshte se do rrisja rrogat, por nuk më la lufta. Po ç’lidhje ka lufta me rrogat? Ne të gjithë energjinë e kemi nga uji? Pse kushton nafta dy herë e më gjysmë se nafta në Ukrainë?

Nuk është lufta, është vjedhja. Se me këtë Balluken që u vjen këtu, çdo verë këta zbrazin digat, në një kohë kur ligji e ndalon zbrazjen e tyre verës. Sepse dihet se çmimi më i shtrenjtë i energjisë është në vjeshtë. Zbrazin digat dhe i shesin përmes sekserëve. Këto i merr Ballukja dhe i fshehin në offshore.

A e keni parë ju se si e kanë inauguruar gjer më sot, pesë herë Rrugën e Arbrit. Inauguruan tunelin e Qafë Buallit. Ai tunel mund të ishte inauguruar 15 herë gjer më sot, por ata e lanë ta inauguronin në prag të zgjedhjeve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco