Hazizja: Bashkia e Roskovecit nuk zhvillohet duke kopjuar, me 14 maj qytetarët do të bëjnë ndryshimin

Hazizja: Bashkia e Roskovecit nuk zhvillohet duke kopjuar, me 14 maj qytetarët do të bëjnë ndryshimin

13:09, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë Roskovec, Erdit Hazizaj ka denoncuar vendimin e kryetares aktuale duke mbyllur rrugën në bllokun nr. 2 e për pasojë kanë falimentuar bizneset.

Hazizaj ka theksuar se vendimet elektorale ku njëherë e mbylle pastaj e hap rrugën për disa vota ,do të marrin fund pas datës 14 maj dhe qytetarët do ta ndëshkojnë me votë.

Postimi:

E thoshte Naim djali, kohë më parë, po kujt ja mori mendja se do gjente vend edhe sot e për më tepër tek ne në Roskovec; Atij puna s’i ka duk, që e bën për me u duk’!

Të paralajmërova moj kryetare, se tetë vjeçaren e kalove me mik, por në gjimnaz mbete! Kopjacët ecin vetëm prej fatit, por me mua fati të ngeci.

Në programin tim të deklaruar para mashtrimeve të saj, unë kam thënë se rruga në bllokun nr. 2 e mbyllur padrejtësisht, duke falimentuar shumë biznese do të HAPET padiskutim.

Sot, si kopjace e ngelur në klasë, duke u përpëlitur dëshpërimisht, kryetarja ka mbledhur qytetarët e bizneset, të cilët i shkatërroi me duart e veta e bazuar në “Projekti Zhvillimor i bllokut nr 2, Roskovec” me datë 19.09.2018 , e duke shpenzuar 232,483,780 ( PËR T’A MBYLLUR), për ti premtuar rihapjen e rrugës. Vetëm pak ditë më parë deklaroi se; Shkatërruam për të Ndërtuar!

Do të mërzitet Partia moj zonjë, që po ecën Mbrapa!

A nuk është kjo një situatë qesharake?

E keni parë hipokrizinë e shtrimit të rrugëve brenda ditës?

U kujtove vonë për çakullin shtruar rrugëve. Atyre djemve u çove policinë disa muaj më parë, por ty do të tregohet vendi për pak. Gjithë kjo punë e devotshme 10 ditë para? Si mundesh ta fyesh inteligjencën e votuesit kaq haptazi?

Po e di çfarë është kjo i dashur komunitet? Kjo është hi syve, sy për sy. Kjo të sheh, të qërron e të bën edhe budalla. Po kush i ha këto dardha tani moj kryetare? Këto as gorrica s’janë.

Sidoqoftë, unë të falenderoj që më kopjon. Kopja për të pazotët është!

Shihemi …

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco