SYRI TV/ Belind Këlliçi vijon takimet në Tiranë, fton Veliajn në debat

12:32, 05/05/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi ka vijuar fushatën duke takuar qytetarë në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë bashkbisedimit, Këlliçi u ndal tek problemet që shqetësojnë sot qytetarët dhe zgjidhjen me 5 prioritetet e programit të tij. Sipas Belind Këlliçit, sot drejtorët e bashkisë nuk bëjnë punën pasi janë shndërruar në ndërtues.

Nga SYRI TV

Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore.

Në zonën e Vilave Gjermane dhe Depove të Ujit, Belind Këlliçi u përball përsëri me realitetin dramatik të jetës së banorëve, të cilët përballen me përmbytje nga ujërat e zeza, mungesa e rrugëve apo problemet me investimet në shërbime si: transporti urban, çerdhet, kopshtet, shkollat apo dhe qendrat shëndetësore.

“Kanalet e zeza janë të gjithë në sipërfaqe, të gjithë këto siç po i sheh. Jam ankuar në të gjitha zyrat kam shkuar me dokumente, me firma, me gjithçka, ujin në zjarr nuk e ka vënë. Situata është e tillë që ne i kemi shkruar Institutit të Higjienës si banor dhe ai normalisht shumë korrekt shkruan se duhet të merren masa sepse është rrezik infeksioni për të gjithë zonën. I shkruam UKT-së, mos të gabojmë dhe bashkisë së Tiranës i shkruam në 2018. Vijojmë  me një shkresë drejtuar bashkisë së Tiranës si banorë. Të gjitha institucioneve, i kemi ndjekur rrugët zyrtare, asgjë s’ka ndodhur,”-u shprehën banorët.

Belind Këlliçi tha se drejtorët në bashkinë e Tiranës, që duhet t’u japin zgjidhje këtyre problemeve, janë kthyer në ndërtues, duke harruar punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.

Këlliçi:  “Edhe ia kanë kaluar Policisë Bashkiake. Pra është kërkuar ndërhyrje, që ta kuptojnë dhe ata që na ndjekin, Drejtoria e Higjienës i ka kërkuar ndërhyrje për shkak të situatës, njësisë administrative nr.2. Pra, njësisë bashkiake nr.2 dhe Policisë Bashkiake për të ndërhyrë këtu. E çfarë ka ndodhur?! Kjo përgjigja e këtij Redi Mollës, referuar ankesës së z.Pavlo Sopi Qoti, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit” është verifikuar dhe është hartuar projekti për rrjetin e kanalizimit që do të zbatohet sa më shpejt. Kanë kaluar deri tani 4 vjet e tre muaj. Shumë shpejt qenkan, katër vjet e tre muaj!!! Ky Redi Molla është ai që po ndërton hotelin 15 milionë euro bashkë me Mariglen Qaton. Që ta dini ju pse nuk ndërtohen këto, ta dinë qytetarët! Se në vend që të jetë punonjës i shtetit e të merret me këto probleme, është duke ndërtuar hotel 15 milionë euro. Ky është problemi”-tha Këlliçi.

Nga njësia nr.2, Belind Këlliçi përsëriti ftesën ndaj Erion Veliajt për debat publik.

“Sërish gjej rastin ta ftoj Erion Veliajn në këto 8 ditë që kanë mbetur fushatë, ku je Erion?! Vij vërdallë në të gjithë rrugët e Tiranës dhe nuk të gjej! Dal në qytet dhe në fshat, nuk të gjej! Shkoj nëpër studio dhe nuk të gjej, shkoj në studiot ku t`i përkëdhelesh më së shumti, dhe nuk të gjej. Pse fshihesh?! Hajde në debat publik! A ke bërë punë për Tiranën? A ke 8 vite që punon për Tiranën? A të duhen qytetarët e Tiranës, mor zotëri? Hajde mor flasim në publik, hajde të flasim për bilancin tënd të punës, për premtime e mia që ti pretendon që nuk realizohen dhe mbi të gjitha për një çështje që ti e ke për zemër, për shkollimin tim dhe për shkollimin tënd.”

Për banorët e njësisë nr.2, Belind Këlliçi renditi pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit.  

Belind Këlliçi zhvilloi takime edhe të rinjtë në Laprakë, duke u shprehur se beteja në Tiranë do të fitohet nga të rinjtë. Ai tha se programi i tij synon që të frenojë shpopullimin e vendit dhe Tiranës nga të rinjtë, duke u krijuar atyre mundësi dhe kosto më të ulta të jetesës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco