'Rama e urren Dibrën'/ Berisha sulmon ‘Belinda Luksin’: Nënat dhe vajzat shqiptare do ju ndëshkojnë me votë

'Rama e urren Dibrën'/ Berisha sulmon ‘Belinda Luksin’: Nënat dhe vajzat shqiptare do ju ndëshkojnë me votë

12:05, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha kishte një mesazh nga Dibra për të gjithë gratë dhe vajzat shqiptare.

“Edi Rama e ka urrejtjen për Dibrën sepse ndjehet kushëri me serbët. Nëse do kishte respektin minimal, një rrugë që e inauguroi pesë herë, nuk përfundoi asnjëherë.

Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë.

Kurse Edi Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë.

Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë. Këta shkuan dhe shpuan aty ku na thanë se nuk shpohet. Prandaj tani ecën siç po ecën.

Dibra do ketë me Ismail Ukën ndryshimin më të madh. Ju garantoj se Ismail Uka do bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.

Edi Rama do largohet me ceremoni. Nga njëra anë e pret zemërimi i madh i kombit shqiptar. Nga ana tjetër e pret tradhtari i kombit amerikan, McGonigal, në bankën e akuzës.

Dy fjalë për të deleguarën e tij, atë që u thotë shoqeve, më thërrisni Belinda Luksi. Kur ajo investoi në zyrën e saj 220 mijë dollarë, i tha një vajzë aty si e bëre këtë investim kaq të madh. I tha se kështu më pëlqen mua luksi.

U ndala për të thënë dy fjalë për nënat, vajzat, motrat dibrane. Këtë fushatë Rama e bazon në mashtrimin e vajzave dhe nënave. I them se njeri më mizogjen se ti nuk ka pasur Shqipëria. Ti je autori i të gjitha brengave ekonomike, sociale, familjare që sjell skamja e nënave, motrave dhe vajzave shqiptare.

Ndaj dhe ti, më 14 jo vetëm do kesh ndëshkimin e tyre me votë, por do kesh mallkimin e tyre me gjithë shpirt. Dhe nëse ka njeri që e meriton, je ti Edi Rama me këto që u ke krijuar familjeve shqiptare, varfërinë, mjerimin, largimin.

E përfundoj me thirrjen time: më 14 votoni për Dibrën, votoni për të shkuarën e saj, për traditën tuaj të madhe, votoni për të sotmen tuaj, për të ardhmen e Dibrës.

Dibra nuk duhet të zhduket kurrë, Dibra duhet të shpëtojë. Dibra është në duart tuaja!” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco