SYRI TV/ Sinamati takime në Brekije: Përmirësimin e infrastrukturës, mbështetje në bujqësi

11:44, 05/05/2023
A+ Aa A-

Admir Sinamati ka takuar banorët e tre fshatrave të Kukësit ku ka dëgjuar shqetësimet me të cilat përballen banorët e Brekije, Përbreg dhe Breg Lumi. Pasi u njoh me problematiken që ngritën qytetarët e këtyre fshatrave, Kandidati i Bashkë Fitojmë shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar ata në bujqësi dhe sistemim të infrastrukturës rrugore e kanalizime.

Syri tv

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati ishte në fshatin Brekije, ku u premtoi banorëve se, çdo investim i bashkisë së ardhshme do të bëhet në bashkëpunim e dakortësi me komunitetin, duke hedhur poshtë akuzat e kampit të Rilindjes se, Brekija do të lihet në harresë nëse qeveriset bashkia nga e djathta.

Admir Sinamati është ndalur edhe në Fshatin Perbreg. Banorëve të kësaj zone kandidati i bashkë fitojmë u premtoi Investimet në bujqësi e blegtori, ndërsa pioritet do të jetë çështja e punësimit.

Sinamati ka takuar edhe banorët e fshatit Breg-Lum edhe në këtë zonë ai ka premtuar sistemim të rrugëve të brendshme të fshatit, kanalizime dhe gjithashtu edhe mbështetje në sektorin e bujqësisë dhe blegtori.  Më tej, Sinamati tha se, "Partia Demokratike në Kukës është e bashkuar dhe sfida për të sjellë në qeverisje këtë forcë politike është e pandalshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco