Trondit avokati Hamataj: Duhen 10-15 vite për t’i dhënë fund një procesi

10:35, 05/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte avokati i njohur Ermal Hamataj.

Hamataj tha se në Gjykatën e Fierit janë aktualisht 12 mijë dosje që presin të gjykohen dhe janë 7 gjykatës që do të merren më këtë numër mjaft të lartë të dosjeve.

"Ajo që ne i trembeshim dhe i frikësoheshim prej katër muajsh po bëhet realitet. Gjykata e Fierit aktualisht ka gati 12 mijë dosje për t'u gjykuar dhe ka 7 gjyqtarë, pra praktikisht duhet të jenë 'samurajë' që të mbarojnë këto dosje se shqyrtuari.

Qytetarët po shqetësohen se përse po shtyhen vendimet, por tani po mundohen ta kuptojnë se për të përmbyllur një proces gjyqësor duhen së paku 10-15 vite. Në qoftëse Gjykata e Fierit do të ishte plotësuar me kapacitetin prej 21 gjyqtarësh, nuk do të kishim probleme. Të njëjtët magjistratë që ishin dje, po i bashkohen Gjykatës së Fierit dhe godinat në rrethe po mbyllen.

Kapaciteti i të gjitha gjykatave nuk është i gatshëm për të përballuar gjykimin në një kohë të efektshme që është 3 deri në 6 muaj, sot nuk ka asnjë gjykatë në Shqipëri që ta përmbushë këtë kohë.

Mungesa shkakton mbingarkesë dhe ato gjyqtarë që janë duhet të kishin të paktën trefishin më pak të atyre dosjeve që aktualisht kanë. Problemi është në çështjet civile, që janë ato të pronave, çështjeve të shtetit dhe që të mbarosh një proces divorci duhen 5 vite.

Kam përshtypjen që Gjykata e Fierin ka nevojë emergjente për të paktën 5 ose 6 magjistratë, dhe nga informacionet që kemi, KLGJ do të sjellë rreth 4 magjistratë, por edhe nëse i sjell, nuk do të arrijnë të gjykojnë dot aq shpejt çështjet që gjykoheshin në sistemin e mëparshëm të drejtësisë"- u shpreh avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco