Pas deklaratës së Igli Carës, Vangjush Dako del zbuluar - drejton fushatën e Sakos në Durrës

Pas deklaratës së Igli Carës, Vangjush Dako del zbuluar - drejton fushatën e Sakos në Durrës

23:13, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara denoncoi mbrëmjen e kaluar në "Çim Peka Live" se de facto fushatën e Emiriana Sakos e drejton Vangjush Dako

Ish-kryebashkiaku famëkeq i Durrësit nuk mund të rrinte në heshtje në këtë fushatë elektorale të cilën pushteti po e trajton si betejë jetë a vdekje dhe kërkon me çdo kusht të kontrollojë me dhunë pushtetin lokal. 

Siç duket edhe në foton që sjell Syri.net ai ka marrë pjesë në një darkë të Sakos me disa qytetarë në Durrës, ku e pranishme është edhe deputetja socialiste e qarkut Klodiana Spahiu. 

Fakt domethënës për të kuptuar rolin e vërtetë të Dakos në fushatën e kandidates së Edi Ramës në Durrës. Nuk e teprojmë po të themi se Dako është kryebashkiaku në hije i Durrësit, ndërsa Sako nuk është gjë tjetër në rastin konkret, veçse një "kukull" të cilës i kanë atashuar emrin me pozicionin zyrtar.   

Image

Në zgjedhjet e kaluara, Vangjush Dako është akuzuar nga opozita për blerje votash si dhe shtrëngim e kanosje ndaj votuesve.

Pavarësisht denoncimeve, organet ligjzbatuese nuk kanë vepruar. 

Dhe sot, po ky personazh me të shkuar të errët, është sërish rrezik permanent për votën e qytetarëve durrsakë në 14 Maj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco