Igli Cara: Vangjush Dako drejton fushatën e Sakos në Durrës, kompania e tij merr të gjithë tenderat!

22:00, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara deklaroi në Çim Peka Live se fushata e rivales socialiste, Emiriona Sako, drejtohet nga Vangjush Dako. 

Ai tha në "Çim Peka Live", në Syri Tv se Dako organizon takimet elektorale të Sakos. 

Gjithashtu ai tha se kompania e Vangush Dakos fiton të gjithë tenderat e bashkisë së Durrësit. 

"Zonja Sako ka 10 vjet që ka punuar me zotin Dako, drejtoreshë në bashkinë e Durrësit. Është fakt, e di i gjithë qyteti i Durrësit që Dako është i pranishëm në çdo projekt, ndërhyn në çdo gjë që ndodh në bashkinë e Durrësit. Vijojnë projektet e Dakos, firma e Dakos vazhdon me betonet, ndërtuesit janë klientët e Dakos. Pra, Dako vazhdon të njëjtin aktivitet që prej vitit 2007. Dhe sot është drejtues fushate de facto në çdo takim elektoral, në çdo mbështetje me grupet e tij. Nuk ka ndodhur kurrë që një kompani betoni të marrë 100% investimet publike. T'ju jap fotot e Velierës, me targa të firmës 3D, shkon në plazh firma 3D, në rrugë dhe kudo ku hidhet beton janë targat e firmës 3D të Dakos. Mjafton kjo apo duhen fakte të tjera të shoh Dakon duke firmosur si kryetar i bashkisë. Fakte më të rënda se këto nuk ka", tha Cara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa03/05/2023 22:59

Bravo Igli: nuk kisha dëgjuar një kandidat më të mirë se ti: i kthjellët, llogjik, me këmbë në tokë i vendosur. E ke të fituar! Zoti të bekoftë!!

Shto koment

Denonco