'Po prek problemet reale të qytetarëve'/ Agron Shehaj: Jam i bindur, Belind Këlliçi fiton Tiranën!

21:28, 04/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Agron Shehaj deklaron se Belind Këlliçi do fitojë zgjedhjet e 14 Majit për bashkinë e Tiranës. 

Çim Peka Live, Shehaj tha se kandidati i opozitës po prek problemet reale të qytetarëve dhe ka ofruar zgjidhje. 

Arsye tjetër pse sipas tij Këlliçi është i favorizuar për të fituar Tiranën është pakënaqësia e qytetarëve për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës të cilët kanë nxitur shpopullimin. 

"Belindi është përditë në terren duke folur me qytetarët, duke i dëgjuar dhe duke dhënë propozimet e tij se ça do bëjë ai në momentin që do të zgjidhet, nëse fiton - dhe unë jam i bindur që do të fitojë zgjedhjet për kryetar bashkie", tha Shehaj.

Çim Peka: A ka garë në Tiranë? Batoni tha nuk ka garë...
Agron Shehaj:
Po të mos kishte garë, unë nuk do të isha këtu. S'do merreshim fare të humbisnim kohën!

Çim Peka: Sa shanse ka Belind Këlliçi të mundë gjithë këtë makineri në Tiranë?
Agron Shehaj:
Unë mendoj se do të fitojë. 

Çim Peka: Ku e bazoni analizën tuaj se Këlliçi mund të fitojë në Tiranë?
Agron Shehaj: Unë, ashtu si Belindi dal në terren. Sapo erdha nga një takim që bëmë me qytetarët në degën 4 dhe realisht prek dhe kupton arsyen pse njerëzit duan të ikin. Dhe ikin shumë edhe nga Tirana. Nga e gjithë Shqipëria vijnë në Tiranë si hapi i parë dhe pasi shohin se edhe në Tiranë nuk jetohet, ikin edhe nga Tirana. Unë nisem nga pakënaqësia që shoh në terren dhe shoh edhe pasojat e kësaj kënaqësie, e njerëzve që ikin. Kjo do të thotë se ne automatikisht do të fitojmë si opozitë? Nuk është e thënë. Por po them se ky është një nga elementët kryesorë që në datën 14 Maj Belindi mund të fitojë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco