VIDEO/ ‘Michael Jackson mbështet Belindin’/ Këlliçi ‘rrëzon’ me satirë propagandën e VIP-ave për Veliajn

09:45, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ‘rrëzoi’ me një video satirike propagandën e ngritur nga disa të ashtuquajtur VIP-a, të cilët edhe pse nuk jetojnë në Tiranë, kanë dalë në krah të Erion Veliajt.

Këta personazhe janë në listëpagesat e Bashkisë së Tiranës, por kjo nuk i ka penguar të shprehin mbështetjen e tyre.

Në videon e tij, Këlliçi shfaqet në krah të Michael Jackson. Sigurisht nuk është këngëtari i famshëm, por është një moment ironie.

“Më i madhi, ai që të gjithë artistët duan t’i ngjajnë, në krahun tim. Faleminderit Michael Jackson,” shkruan Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco