Çdo shqiptar deri më14 maj, në vend të tungjatjeta të përshëndesë: Ndryshimi në duart tuaja, ne do të fitojmë!

Çdo shqiptar deri më14 maj, në vend të tungjatjeta të përshëndesë: Ndryshimi në duart tuaja, ne do të fitojmë!

07:34, 04/05/2023
A+ Aa A-

Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidates së Prrenjasit, Suzana Topi.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Përrenjasit, mirënjohje të pakufishme për këtë entuziazëm të zjarrtë. Fryma e fitores, fryma e ndryshimit po buron nga shpirti dhe zemrat e qytetarëve, banorë të Përrenjasit, Librazhdit, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.

Mirënjohje të pakufishme për të gjithë mbështetjen që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. I dashur zoti Flamur Noka, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, udhëheqës i grupit politik-elektoral për qarkun e Elbasanit dhe deputet i Kuvendit. I dashur zoti Haxhinasto, nënkryetar i Partisë së Lirisë.  I dashur zoti Karriqi, kryetar i Partisë Demokratike.  E nderuar zonja Suzana Topi, kandidatja jonë e shkëlqyer për qytetare të parë të Përrenjasit, për kryetare bashkie.

Suzana Topi me moralin e saj të lartë, aftësitë e saj të mëdha, me përkushtimin e madh, respektin dhe dashurinë që ka për ju, nderon çdo qytetar, çdo banor të kësaj bashkie, por edhe çdo shqiptar. 

Suzana është një zonjë e nderuar, një akademike, ish-deputete, një punonjëse me një eksperiencë të gjatë na banka, një familjare e shkëlqyer, ndaj dhe kam bindje se ju, se të gjithë banorët e Përrenjasit, me datën 14 do të votoni Suzana Topin, numrin 2 në listën e kandidatëve, do të votoni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, numrin 1 në listën e partive. 

Miqtë e mi! 

14 maji është një ditë ndryshimi, ndryshimi ndofta më të madh në historinë e këtij vendi që nga viti 1992. Është një ditë ndryshimi sepse ju zgjidhini qytetar të parë bashkinë, një kandidate e dalë nga vullneti juaj, një kandidate një zonjë të nderuar që ju e njihni mirë, e cila është e gatshme që në këtë moment të ballafaqohet para jush, të debatojë para jush me rivalin e saj që fshihet si mi, që nuk ka guxim të dalë. E cila është e gatshme të ballafaqohet jo vetëm me rivalin e saj, të Përrenjasit por nuk vjen ai, as Glediani nuk vjen dot, as ky i kadastrës nuk vjen dot, nëpunësi i kadastrës, as Belba nuk vjen dot, nuk vijnë këta, nuk vijnë se i kanë xhepat të mbushur me paratë e vjedhura nga ju.

Nuk vijnë këta, nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama, se po të vijnë ata, Edi Rama duhet të dalë bashkë me mua këtu në shesh, duhet të dalë para jush, duhet ti kthejë xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metra katrorë oborrin.

Jeton në saraje me 570 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme në një kohë kur kishte të deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mijë lekë. 

Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja në vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milionë euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë. Nuk del dot.

Ai ka familjarë dhe unë kam familjar. Dhe po të vijë ai para jush, unë nga kjo librari dixhitale unë nxjerr dokumentet jo të dhjetëra, por qindra tenderave të familjarëve të tij. Të baxhanakut, Armando Frangut, të thjeshtrës, kushërinjve, etj., etj., me radhë. 

Sali Berishën e kontrolloi e gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan. Nuk gjeti asgjë. Nuk del dot. 

Ndaj dhe ndryshimi në 14 është nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë. Përdorni votën për të shënuar një ndryshim cilësor, me të cilin ju garantoj se krahas vendosjes së Suzanës në shtëpinë e parë, si qytetarë të parë, keni vendosur veten tuaj si qytetar të parë të asaj shtëpie. Keni votuar për veten tuaj, për hallet problemet, keni votuar për ndryshimin e jetës tuaj. 

Suzana paraqiti këtu para jush një program të shkëlqyer. Paraqiti një program në të cilin ajo tregoi se ka studiua të gjithë problematikën e Përrenjasit dhe ka gjetur zgjidhjen dhe e gatshme të bëjë zgjidhje. Ju votoni për veten tuaj, sepse qeveritari vendor i aftë, i zoti ka shumë mundësi, ka shumë në dorë që të ndryshojë jetën e qytetarëve, që të përmirësojë infrastrukturën, të përmirësojë shkollat, ti lehtësojë me taksa, të përmirësoje tregun për fermerët, ka shumë në dorë. Të subvencionojë, të kujdeset për ata që janë më në nevojë.

Edi Rama po kërcënon; po nuk votuat thotë për kandidatët e mi, për ata të tjerët nuk do të ketë para. E vërteta është se nuk do të jesh më ti kurrë që të vendosësh për paratë e shqiptarëve, do të ikësh. Ky do të jetë ndryshimi tjetër i madh që vota me 14 maj do të bëjë. 

Votoni ndryshimin, sepse vendi po shkretohet. Nuk ka njeri me ndërgjegje shoqërore, nuk ka njeri me minimumin e ndërgjegjieskombëtare të mos ndjejë dhimbje dhe keqardhje kur sheh vendin e tij të braktiset, sikur të ishte një tokë e mallkuar, në një kohë që është një tokë e bekuar. Po pse po ndodh kjo? Sepse këto vite, këto 10 vite ne u zhytëm çdo vit e më thellë në skamje. 

Në vitet 2005-2013, ne ja dolëm për herë të parë në historinë tonë të jemi qytetarët më të paguar në Ballkan, më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Po si ja dolëm? Ja dolëm sepse të ardhurat që merrnim nga ju, në radhë të parë i kishim për ju, për qytetarët dhe i kishim synim. Realizuam një objektiv, se pse shqiptarët të mos merrnin rrogat më të larta, kur vendi i tyre është më i pasur. Është më i pasur jo në rajon, por në Europë. E atëherë pse do të rrinin shqiptarët me rrogat më të ulëta. 

Ja dolëm, jo vetëm rroga e pensione ti dyfishojmë, por jemi dëshmitarë, të ndërtojmë mbi 11 mijë km rrugë, qindra shkolla etj. Mbi 180 mijë emigrantë dhe familje emigrantësh u kthyen në Shqipëri. Nga viti 2007-2014 numri i shqiptarëve sipas INSTAT, publikuar dy vite më parë, erdhi duke u rritur çdo vit. 

Çfarë ndodhi nga 2014 e gjer sot. 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, 33% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po pse? Nga shtrëngica ekonomike, sepse ky zotëri që shëtit me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon vetëm me avion 22 mln euro, ky zotëri që blen vazo druri vetëm për oborrin e pasmë të kryeministrisë, 4 mln euro, që darkon me 10 mijë euro, ky nuk ka ndjenja për qytetarët. 

E vura re para dy ditësh. Një mbështetëseje të tij i ra të fikët para tij, i ktheu shpinën sikur të ishte një armik. Jo të ndalej dhe të pyeste çfarë i ndodhi. Këto janë sentimentet e tij për qytetarët. 

Pra çfarë bëri ky. 

Ky ngriu rrogat, pensionet, mirëpo çmimet nuk ngrihen dot. Çmimet në kushte tregu rriten nga viti në viti dhe rritja e tyre është dëshmi e një zhvillimi të ekonomisë, por rritja e tyre kërkon me çdo kusht, që të rriten rrogat më shumë se çmimet. 

2005-2013 rrogat u dyfishuan, çmimet u rritën me 40% në 8 vite, qytetarëve u mbetën në xhep 60%. Vetëm nga rritja e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo shqiptarë ka paguar vetëm për çmime, 430 mijë lekë, ka paguar më shumë pothuajse një rrogë, pensionistët 2 pensione dhe tani tallet, tallet me një cinizëm të turpshëm. Rrit rrogën e presidentit dhe del e thotë se presidentit ja bëra rrogën, 4 milionë e 600 mijë lekë, admiralit aq e kaq. Po qytetarëve, po nënpunësve, po policëve, ushtarakëve, po arsimtarëve, po infermierëve, ku i rriti. Mashtrues cinik. Miratoi ligjin në komisione dhe mbylli parlamentin, vetëm e vetëm për të mashtruar qytetarët. I them këtu para jush, urdhëro zotrote, nesër ligjin në parlament dhe ta votojmë, por nuk e bjen. Se është një mashtrues i paskrupullt ndaj të gjithë qytetarëve. 

Ndaj dhe 14 maji është një votë për veten tuaj, për dinjitetin tuaj. Askush nuk duhet të pranojë mashtrime të tilla.

Miqtë e mi! 

Buxheti i vitit 2022 ishte 5 miliardë euro. Buxheti i vitit 2013 ishte 3 miliardë euro se ne kishim taksat përgjysmën e këtyre që kanë këta. Ku shkuan paratë? Është shumë normale që të shtroni pyetje. Të gjitha vidhen, 80-90% e parave që shpallen për punët publike, të gjitha vidhen. Nuk ka vend tjetër në botë, që të ndërtojë autostradën në fushë me 24 mln euro. Gjermani, Norvegjia, Suedia ndërtojnë me 2-3 mln euro. Kjo është e vërteta.

Kurse Rama-Balluku i ndërtojnë me 24 mln euro. Por çfarë bëjnë, i vjedhin, se ajo aq kushton. 

Ndërtojnë shkollat me 6-7 mln euro, ndërkohë kur shkolla kushton 700-680 mijë, në Gjermani, në Francë dhe kudo tjetër. Nuk ka patur kurrë Shqipëria, kurrë, kurrë, pushtues apo shqiptar që të ketë vjedhur në këtë mënyrë si këta. 

Bashkiaku i Tiranës i thotë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë se kam mbjellë 1 mln pemë. Por 1 mln pemë mor miqtë e mi është të bësh 3 rreshta pemë nga Velipoja në Kepin e Stillos. Është të ndërtosh një pyll, të ngresh një pyllë minimumi 600, maksimumi 900 hektarë. Por çfarë fshihet prapa 1 milionëshit. Vjedhja me faturat e fidanëve. Ka blerë 6 mijë dhe thotë kam blerë 1 milionë dhe i kam mbjellë. Tani që ja kërkojnë qytetarët thotë i kam mbjellë në Bizë. Ka të tillë njerëz, mund të gjenden në botë si këta?! Turp e një mijë herë turp!!! 

Ndaj dhe ndryshimi është jetik, vendimtar! 

Çdo shqiptar, nga sot deri në 14, nga mëngjesi gjer në darkë, në vend të tungjatjeta, duhet të përshëndesë: Ndryshimi në duart tuaja, ne do të fitojmë. 

Janë lëshuar si një lukuni, si kriminelë elektoralë duke blerë vota. Në krye të kësaj përpjekje qëndron Belinda Lluksi, se mbesa e Beqir Ballukut thuhet se u thotë shoqeve të veta, mua më pëlqen luksi dhe do më quani Belinda Luksi. E kur ndodhi kjo? Kur shpenzoi për zyrën e vet, 220 mijë euro për luksin e zyrës. Kur porosiste biftekun 1 mijë dollarë. Vetëm këtë javë ka shpërnda Belinda Luksi, 400 milionë lekë pagesa paaftësie në qarkun e Dibrës. 

Dhe ai i cili, Edi Rama u përmend gjyshërit e stërgjyshërit ballistëve, ai e cakton këtë si kryekujdestare të votës së lirë. Si kryekujdestare kjo do të mbikëqyrë. 

Dua ti them nja dy fjalë Edi Ramës unë. Unë nuk komunikoj me të vdekurit siç ke filluar të komunikosh ti, por ata burra dhe gra të martirizuar për fjalën e lirë, besimin tek Zoti, për dashurinë ndaj Shqipërisë, po ta dinë se nipërit e tyre votojnë për djalin e Kristaq xhelatit dhe Spiro xhelatit, nga varri do ngriheshin. Ajo nuk ndodhë. Unë them lëri të vdekurit të prehen në paqen e Zotit, se të ka ardhur fundi, vdekja politike e sigurtë. Nuk ke ku shkon më. 

Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj vije te kuqe. Socialistëve në radhë të parë u bëj thirrje, të paparti, ndiqeni si kalon nga një sallë në një tjetër, nga një shesh në një tjetër, me një fjalor që turpëron çdo njeri. Me një fjalon të zgjedhur me qëllim, pse? Në mënyrë që qytetarët të harrojnë vjedhjet e tij dhe të merren me fjalorin e tij. 

Le të më quajnë thotë halabak, le të më quajnë ç’të duan, por të mos më quajnë vjedhës. Por ti vetëm vjedhës dhe hajdut je dhe toka shqiptare nuk ka pasur një të dytë si ti. Kjo është e vërteta. 

Pardje NATO refuzoi. Keni parë, dëgjuar ju, shkonin njëri pas tjetrit në Bruksel dhe na lëshonin komunikata; zoti Sekretar i përgjithshëm na kërkoi NATO interes për Porto Romanon. Sekretari i përgjithshëm sigurisht përfaqëson NATO-n dhe jo mafiozët si Edi Rama. NATO ua çoi me shkrim: STOP. 

Nuk kanë kufinjë në asgjë. Në dorën tonë është të votojmë me 14 maj të votojmë ndryshimin.

Miqtë e mi! 

Unë e di se, presioni është i madh. Unë e di se po bëjnë gjithçka për të mbajtur monizmin, pushtetin e tyre monist. Por ju them unë këtu, se asnjë diktaturë, asnjë monizëm nuk u ka rezistuar dot kurrë njerëzve që besojnë në idealet e lirisë dhe janë ngritur në këmbë për ta përmbysur atë. 

Prandaj dhe ne, me 14 maj të marrim pjesë të gjithë votime. Të ftojmë çdo njeri, çdo afërm tonë në Europë dhe botë që të vijë të votojë.

Të përdorim fuqinë e jashtëzakonshme të votës, për ti hapur dyert Shqipërisë drejt të ardhmes që meriton. 

Edhe njëherë, qytetare dhe qytetarë shqiptarë, të jesh i varfër nuk është turp, të pranosh varfërinë është mëkat. Shqipëria ka pasuri të jashtëzakonshme. Të mos ketë të varfër, ka pasuri të jashtëzakonshme të begatojë qytetarët e vet. Kështu që le të bëjmë gjithçka për 14 majin. 

Ndryshimi është në duart tuaj, votoni numrin 2 zonjën SuzanaTopi, votoni numrin 1 ‘Bashkë Fitojmë’. 

Rrofshi ju, rroftë Përrenjasi, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco