VIDEO/ Premtimi i Igli Carës: Transport falas për nxënësit e Durrësit!

21:34, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për projektet e tij për banorët e qytetit bregdetar.

Gjatë debatit në studio, Cara u shpreh se, transporti publik për nxënësit nga arsimi fillor, tek ai i mesëm, do të kompensohet nga bashkia.

‘Edhe nxënësit që kryejnë gjimnazin në shkollat e Durrësit, duhet të kenë mundësinë që ta kenë transportin falas’, tha Igli Cara në SYRI TV.

‘Siç kemi propozuar kartën e studentit që të jetë falas, për të gjithë nxënësit nuk ka rëndësi çfarë arsimi janë, 9-vjeçar apo gjimnaz, që do të shkojnë në shkollë dhe do të përdorin autobusin do të kompensohet nga bashkia, sepse është detyrim kushtetues dhe bashkia e ka detyrim të saj, që arsimi të jetë falas.

Po të marrësh urban dhe të harxhosh një shumë totale lekësh nga buxheti i familjes, do të thotë se bashkia ka qenë larg vëmendjes së tyre.

Edhe nxënësit që kryejnë gjimnazin në shkollat e Durrësit, duhet të kenë mundësinë që ta kenë transportin falas’, - theksoi gjatë debatit në SYRI TV, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë  e Durrësit, Igli Cara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco