Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Kavajën: Na hoqën gjykatën e çdo institucion në shërbim të qytetarëve. Më 14 maj…

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Kavajën: Na hoqën gjykatën e çdo institucion në shërbim të qytetarëve. Më 14 maj…

19:54, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore.

Ai u shpreh se Kavajës iu hoq zyrtarisht edhe gjykata, siç prej katër vitesh po humb tashmë të gjitha institucionet të cilat u shërbenin qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Qosja tha se më 14 maj do të nisë një përpjekje të madhe për t’i kthyer qytetit dinjitetin.

Reagimi i plotë i Fisnik Qosjes:

Kavaja humbi zyrtarisht dhe Gjykatën e saj!

Kavaja prej 4 vitesh po humb një nga një të gjitha institucionet, të gjitha shërbimet për qytetarët!

Kavaja prej 4 vitesh është zhveshur një nga një nga çdo element që e bëjnë një qytet, të tillë!

As jetë kulturore, asnjë hapësirë rekreative për familjen, as muze, as kinema, as hapësira sportive, as stadium, as futboll e tashmë as shërbime!

Gjykata e Kavajës jepte 2100 vendime në vit. Një strukturë prej 5 gjyqtarësh dhe 16 nëpunësish! Kosto ishte e papërfillshme!

Ndërtesa e gjykatës ishte konceptuar të mbante dyfishin e gjyqtarëve dhe stafit, për shkak dhe të afërsisë me burgun e Rrogozhinës!

Sot qytetarët dhe avokatët kavajas do duhet të degdisen në Durrës për çdo çështje të tyre gjyqësore! Si për çdo shërbim tjetër!

Falimentuesi i Bashkisë, drejtuesi më i padenjë që Kavaja ka pas ndonjëherë, administratori më i paaftë në Shqipëri sipas KLSH-së, bashkë me mercenarët e tij nga Tirana, të njohur gjerësisht si hajduta e xhepista me nam, të cilët vijnë e shiten si dashnorë të Kavajës në fushatë 1 herë në 4 vjet, pavarësisht se kanë pushtetin nuk kanë thënë qoftë dhe një fjalë në mbrojtje të qytetit dhe kavajasve!

Duan ta shpopullojnë, ta katandisin në një njësi periferike dhe t’i marrin pasurit që Zoti i ka falur Kavajës, këta ordiner!

Por me Kavajën dhe kavajasit i kanë bërë llogaritë gabim! Një humbje e thellë i pret këta të shkretë!

Me 14 Maj, qytetarët e Kavajës do t’i përcjellin me ceremoni

Me 14 Maj, fillojmë një përpjekje të madhe për t’i kthyer Kavajës dinjitet, siç i takon e siç i ka hije!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco