Berisha: Ne dyfishuam rrogat e pensionet, ky miratoi ligjin në komision dhe mbylli kuvendin duke mos e votuar, duke mashtruar qytetarët

20:31, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takim e radhës elektoral bashkë me kandidaten Suzana Topi për bashkinë, Përrenjas.

Berisha është shprehur se 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, 33% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria.

Ja dolëm, jo vetëm rroga e pensione ti dyfishojmë, por jemi dëshmitarë, të ndërtojmë mbi 11 mijë km rrugë, qindra shkolla etj. Mbi 180 mijë emigrantë dhe familje emigrantësh u kthyen në Shqipëri. Nga viti 2007-2014 numri i shqiptarëve sipas INSTAT, publikuar dy vite më parë, erdhi duke u rritur çdo vit.

Çfarë ndodhi nga 2014 e gjer sot. 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, 33% e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po pse? Nga shtrëngica ekonomike, sepse ky zotëri që shëtit me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon vetëm me avion 22 mln euro, ky zotëri që blen vazo druri vetëm për oborrin e pasmë të kryeministrisë, 4 mln euro, që darkon me 10 mijë euro, ky nuk ka ndjenja për qytetarët.

E vura re para dy ditësh. Një mbështetësje të tij i ra të fikët para tij, i ktheu shpinën sikur të ishte një armik. Jo të ndalej dhe të pyeste çfarë i ndodhi. Këto janë sentimentet e tij për qytetarët.

Pra çfarë bëri ky.

Ky ngriu rrogat, pensionet, mirëpo çmimet nuk ngrihen dot. Çmimet në kushte tregu rriten nga viti në viti dhe rritja e tyre është dëshmi e një zhvillimi të ekonomisë, por rritja e tyre kërkon me çdo kusht, që të rriten rrogat më shumë se çmimet.

2005-2013 rrogat u dyfishuan, çmimet u rritën me 40% në 8 vite, qytetarëve u mbetën në xhep 60%. Vetëm nga rritja e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo shqiptarë ka paguar vetëm për çmime, 430 mijë lekë, ka paguar më shumë pothuajse një rrogë, pensionistët 2 pensione dhe tani tallet, tallet me një cinizëm të turpshëm. Rrit rrogën e presidentit dhe del e thotë se presidentit ja bëra rrogën, 4 milionë e 600 mijë lekë, admiralit aq e kaq. Po qytetarëve, po nënpunësve, po policëve, ushtarakëve, po arsimtarëve, po infermierëve, ku i rriti. Mashtrues cinik. Miratoi ligjin në komisione dhe mbylli parlamentin, vetëm e vetëm për të mashtruar qytetarët. I them këtu para jush, urdhëro zotrote, nesër ligjin në parlament dhe ta votojmë, por nuk e bjen. Se është një mashtrues i paskrupullt ndaj të gjithë qytetarëve.

Ndaj dhe 14 maji është një votë për veten tuaj, për dinjitetin tuaj. Askush nuk duhet të pranojë mashtrime të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco