Boçi takime në Mengël dhe Fushë-Mbret: Bashkia ka ndëshkuar komunitetet për shkak të bindjeve politike

Boçi takime në Mengël dhe Fushë-Mbret: Bashkia ka ndëshkuar komunitetet për shkak të bindjeve politike

19:20, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka marrë pjesë në dy takime me banorët në zonat e Fushë-Mbretit dhe Menglës.

Boçi u shpreh në rrjetet sociale se gjatë vizitës në lagjjen Fushë-Mbret, shfaqet një realitet që ofron të gjitha panoramat e harresës, neglizhencës, ndëshkimit që Bashkia Elbasan i ka bërë një komuniteti herë për shkak të bindjeve politike dhe herë për shkak se nuk i cilëson prioritar.

“Lagjja Fushë-Mbret është një realitet që të ofron të gjitha panoramat e harresës, neglizhencës, ndëshkimit që Bashkia Elbasan i ka bërë një komuniteti herë për shkak të bindjeve politike dhe herë për shkak se nuk i cilëson prioritar. Ata e kanë vrarë frikën e pushtetit, në 14 maj votojnë për ndryshimin”, shkroi Boçi në Facebook.

Sakaq, ai vijoi takimet elektorale në Mengël, ku u shpreh se fshatrat pranë Elbasanit do kthehen në pjesë thelbësore të zhvillimit të qytetit.

Me ndërhyrjet e menjëhershme në infrastrukturë por edhe shërbime, i kthejmë fshatrat pranë Elbasanit në pjesë thelbësore të zhvillimit të qytetit.

 

“Brenda 6 muajve të parë: do të nisë Rivlerësimi Mjedisor i territorit të bashkisë me fokus Zonën Rurale. Kjo do të mbështesë rritjen e të ardhurave në bujqësi, falë rrëzimit të stigmës “Elbasani është kudo i ndotur””, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco