Burimi: Fabula e qeverisë mbi investimin e NATO-s në Porto Romano nuk është i vërtetë

18:30, 03/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatoren Sonila Meço ishte analisti, Genc Burimi.

Burimi ëhstë shprehur se NATO ka tre baza të mëdha ushtarake në botë dhe një prej tyre e ka në Kretë dhe nuk ka ndërmend të ndërtojë në Porto Romano sipas fabulës së qeverisë.

Në radhë të parë jam i frustruar nga artikulli i Monitor sepse do të duhej të ishte një shkrim më i thelluar. Qëllimi ishte ti jepej porti i lashtë i Durrësit një investitori nga Dubai. Problemi është se porti aktual tregtar duhet të shkoi diku tjetër, pra në Porto Romano. Nuk na është thënë e do të jetë vlera reale e investimit pasi na thuhet se shkon diku te 2 miliardë dollarë.

Masterplani ka kushtuar 100 milionë euro, Rama përballë kësaj çmendurie financiare shkon tani dhe kërkon të ja rrasë NATO-s portin e ri që do të ndërtohet në Porto Romano. NATO ka tre baza madhore ne botë, e para është në SHBA, e dyta është në Gjirin e Suden në Kretë dhe treta është baza në Dubai dhe nuk i duhet një bazë e re në Durrës kur e ka në Kretë. Porti i ri duhet të jetë i aftë që të pranojë anijet e mëdha ushtarake të aleancës dhe jemi shuam larg asaj fabulës së qeverisë që të ndërtojnë në Porto Romano në bazë nga NATO.

Politika duhet t’i bëjë një thirrje qeverisë që nuk na duhet një masterplan por një vlerë reale e shpenzimeve që do të bëhen në portin e ri të Durrësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco