SYRI TV/ Termoizolimi i banesave të Korçës, Alolli prezanton projektin te qytetarët

13:25, 03/05/2023
A+ Aa A-

Termoizolim i banesave një zgjidhje përfundimtare e ngrohjes për çdo shtëpi private dhe apartament në Korçë. Ky është premtimi i kandidates së Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ledina Alolli, për qytetarët korçarë teksa ka bërë edhe prezantimin e këtij projekti në një takim elektoral

Syri tv

Kandidatja e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës, në një takim me qytetarët prezantoi atë që e cilëson si projektin më madhor për qytetin e serenatave. Sipas Ledina Alollit, Termoizolimi i banesave do të jetë zgjidhje përfundimtare e ngrohjes për çdo shtëpi private dhe apartament në Korçë!

Në prezantimin e këtij projekti të rëndësishëm ishin të pranishëm edhe kreu i Pl, Ilir Meta, deputeti demokrat Flamur Noka si dhe anëtarët të tjerë të këtyre forcave politike. /Gaz: S.Xhomaqi, pamje: syri, mont: O.Demo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco