E zhduku nga posterat, Rama sulmon Veliajn: Do i bëja gjërat më mirë se ai

E zhduku nga posterat, Rama sulmon Veliajn: Do i bëja gjërat më mirë se ai

10:25, 03/05/2023
A+ Aa A-

Pasi e zhduku nga posterat e fushatës, kryeministri Edi Rama u përplas disa herë publikisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Por ofendimet e Ramës për Veliajn janë vetëm njëra pjesë e përplasjes.

Gjatë një interviste sot për Top Channel, Rama tha se do i bënte gjërat më mirë në kryeqytet se Erion Veliaj.

“E para është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur, për të diskutuar për projekte dhe për të marrë mbështetje. Ka lindur me këmishë, se e kam në gjak atë eksperiencë aq shumë, sa e kap veten kur shkoj jashtë, jam me fiksime që mbeten, shoh ku i kanë kazanët e plehrave, a i kanë, a nuk kanë plehrat. Duke e pasur në gjak këtë eksperiencë, e mbështes dhe e nxis Lali Erin. Pastaj ka gjëra që do i bëja ndryshe, që do i bëja më mirë nuk diskutohet, këto pastaj janë detaje. Gjërat që bëjmë i bëjmë bashkë, ai ka detyrë që të mendojë 24 orë për Tiranën. Duhet të vijë me propozime që nuk i mungojnë”, u shpreh Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco