Në panik nga vota e qytetarëve, Rama vjedh vulën e KZAZ nr.41 në Tiranë

Në panik nga vota e qytetarëve, Rama vjedh vulën e KZAZ nr.41 në Tiranë

23:19, 02/05/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka nisur makinacionet për të deformuar zgjedhjet vendore të 14 Majit. 

Kryeministri nuk do kurrsesi që të jetë vullneti dhe vota e qytetarëve përcaktuese për drejtimin e bashkive 4-vjeçarin e ardhshëm. 

Syri.net ka mësuar nga burime të besueshme se mbrëmjen e sotme është vjedhur vula e KZAZ nr.41 në Laprakë.

Grabitja e vulës është bërë me urdhër nga lart. Qëllimi dihet se kush është, cenimi i procesit zgjedhor dhe në mënyrë që vullneti i qytetarëve për ndryshim të mos shprehet.  

Ndaj dhe i gjithë pushteti është angazhuar si asnjëherë më parë në këto zgjedhje për të mos lejuar ndryshimin politik në pushtetin lokal. Aty ku skandalet dhe keqqeverisja reflektohen po njësoj si në pushtetin qendror. 

Edi Rama, megjithë skandalet e panumërta kërkon të mbretërojë në pushtet bashkë me 'çifligarët' e pushtetit lokal që iu dhurua 4 vite më parë.

Dhe këtë kërkon ta bëjë përmes fenomeneve të shëmtuara si blerja e votës, presione, shantazhe ndaj qytetarëve të pambrojtur dhe administratës. 

Por nuk i mjafton as këto. 

Është hedhur në sulm për të sulmuar QV-të e KZAZ-të, në mënyrë që qytetarët të mos votojnë. 

Grahmat e fundit të një pushteti të kalbëzuar që është i destinuar të bjerë, duke marrë goditjen e parë fatale në 14 Maj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco