Eksperti: Veliaj harxhon 61% të buxhetit për paga dhe shërbime luksi

21:55, 02/05/2023
A+ Aa A-

Në emisionin A Show me Adi Krastën në Syri TV ishte i ftuar, Klodian Muça që është eksperti i taksave dhe njëherësh pjestari i ekipit të kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës Bleind Këlliçi.

"Mjafton që të marrim në konsideratë Unazën e Re ku jetojnë 72 mijë banorë kanë paguar vetëm nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore 4.8 milionë euro. Aktualisht në atë zonë nuk ka asnjë çerdhe asnjë kopsht asnjë shkollë. Kushtetuta e përcakton qartë se shkolla fillore është falas dhe e gjithë infrastruktura që kërkon një nxënës të arsimohet. Qytetarët duhet ta mendojnë mirë kur të votojnë me 14 maj sepse shpërdorimi taksave duhet të marrë fund. Bashkia harxhon 61% të buxhetit të saj për pagat e patronazhistëve dhe për shërbime të tjera operative ose luksi".

Bashkia e Shkodrës harxhon vetëm 31% për pagat dhe shërbimet operative ky është ndryshimi mes një kryebashkiaku të djatht dhe të majtë. Kjo është sesi po shpërdorohen takste qytetarëve, ndërsa bashkia i ka rritur taksat në dhjetëfish.

"Erion Veliaj në 8 vitet e fundit ka dhënë 7.5 milionë metra katror ndërtim ku 2.5 milionë të tyre justifikohen me kredi ndërsa të tjerat janë marrë me para kesh ën dorë. Çmimi mesatar për m2 në Tiranë është 1200 euro dhen nëse bëjmë një llogari 5 milionë m2 me 1200 euro për m2 shkon në 6 miliardë që nuk dihet se nga vijnë. Kjo tregon që paratë e korrupsionit dhe krimit po dominojnë tregun vendas kjo edhe ka sjellë rënien e euros në vend. Nëse një çift që ka kursyer 100 mijë euro para disa vitesh që bëjnë 140 milionë lek dhe mund të blinte dy shtëpi në periferi tani me rënien e euros ata kanë kursyer vetëm 70 mijë euro pra gati 30% më pak".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco