Teliti: Koha që bashkia t’i përgjigjet qytetarëve, abuzimi me paratë publike do të marrë fund!

21:54, 02/05/2023
A+ Aa A-

Dorjan Teliti i ftuar në emisionin A Show në Syri TV me Adi Krastën është shprehur se opozita ka si detyrë që të denoncoi dhe të japë zgjidhje për hallet be qytetarëve me koston sa më të ulët dhe duke mos vjedhur nga taskat e qytetarëve.

Teliti ka theksuar se bashkia është kthyer në një institucion që punon për militantët e PS dhe nuk po i shërebn qytetarëve.

Opozita ka dy detyra e para të denoncoi situatën aktuale dhe e dyta të japë alternativën e zgjidhjes. Është normale që detyra jonë është të denoncojmë çdo abuzim që bëhet me paranë publike, me burimet njerëzore që janë pranë institucioneve publike, në rastin konkret pranë institucionet të bashkisë së Tiranës.

Ne nuk kemi premtuar mrekullia, por kemi marrë disa angazhime që kemi mundësitë me burimet tona njerëzore dhe kapacitetet tona financiare të bashkisë për ti dhënë zgjidhje disa problematikave kryesore që prekin njerëzit.

Ajo që  do të jetë detyra jonë në 14 maj pasi të kemi marrë besimin e qytetarëve të Tiranës është për t’i zgjidhur hallet qytetarëve dhe bizneseve në qytet. Kjo administratë e bashkisë është karakterizuar nga një numër i madh abuzimesh të cilat ne si opozitë i kemi denoncuar që në momentin e parë. Ajo që është për tu theksuar është menaxhim i keq i burimeve njerëzore ku disa nga punonjësit e administratës sillen me forcë në takimet e Veliajt. Një problem tjetër është keqmenaxhimi  i buxhetit të bashkisë  dhe keqpërdorimi i parasë publike si në rastin e inceneratorëve. Personat që janë afër kryetarit Veliaj marrin tendera dhe përfitojnë duke abuzuar me  pronën e qytetarëve nën mbrojtjen e Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco