VIDEO/ E moshuara i rrëzohet para këmbëve, Rama bën sikur s'e sheh dhe largohet

20:18, 02/05/2023
A+ Aa A-

Një incident ka ndodhur në takimin e kryeministrit Edi Rama në Devoll.

Teksa kërcente me këngën e fushatës, një e moshuar me lule në dore i është afruar kryeministrit Edi Rama për t'i dhuruar trëndafilat e kuq që kishte mbledhur për të.

Por në momentin që i dha trëndafilat, e moshuara u rrëzua në tokë, ndërsa kryeministri as nuk lëvizi më të voglin muskul për ta ndihmuar që të ngrihej.

Përkundrazi, i mori lulet dhe i ktheu kurrizin, ndërsa truproja e numrit një të qeverisë i shkoi që ta ndihmonte, ndërsa Rama vazhdoi rrugën i pashqetësuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco