SYRI TV/ Qeveria shkatërron Plazhin e Livadhit dhe Jalën, bizneset: Punimet, po anulojmë rezervimet

16:26, 01/05/2023
A+ Aa A-

Qeveria shqiptare me anë të Fondit Shqiptar të Zhvillimt po shkatërron sezonin turistik në zonën e Himarës. Me pretendimin se po ndërton një shëtitore nga Livadhi në Jalë e gjithë vija bregdetare është kthyer në katrahurë. Pronarët e bizneseve që operojnë në këtë zonë shprehen se po anulojnë rezervimet për shkak të shktërrimi të plazhit.

SYRI TV

Në prag të sezonit turistik dhjetra biznese në jug të vendit po përballen me bllokim të vijes së plazhit, pasi qeveria ka ndërmarrë një nismë për të ndërtuar një shëtitore. Shëtitorja përfshinë zonën e Livadhit dhe do të zgjatet deri në plazhin e Jalës. Turoperatorët e kësaj zone shprehen se për këtë vepër të qeverisë nuk i është marrë asnjë mendim, madje ato pak informacione ata i marrin nga punonjësit e thjeshtë.

Bizneset që operojnë në zonën e Himarës thonë se për shkak të ndërhyrjeve arbitrare po humbasin hapësirat e pronës së tyre të cilat i kanë me dokumentacione të rregullta.

Për shkak të punimeve që po kryhen në këtë zonë, pronaret e bizneseve shprehen se kanë anuluar një numër të madh rezervimesh, pasi turistet kanë marrë informacione për katraurën e krijuar në vijën bregdetare. Për kryerjen e këtyre punimeve nuk ka asnjë tabel se kur do të përfundojnë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco