Zgjedhjet, Meta: Iku koha kur Rama fiksonte rezultatet që më parë edhe trukonte ndeshjen!

Zgjedhjet, Meta: Iku koha kur Rama fiksonte rezultatet që më parë edhe trukonte ndeshjen!

14:32, 01/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu bindjen e plotë se procesin e votimit dhe të numërimit të votave në Shqipëri tashmë e ka marrë në dorë populli dhe se i përket së kaluarës, koha kur Edi Rama fiksonte rezultatet e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët sot nëse ishte i shqetësuar që PL kishte vetëm gjysmën e komisionerëve në këto zgjedhje vendore, Meta tha:

“Absolutisht. Kjo është histori që s’ka më asnjë vlerë. Ky është një proces që e ka marrë tani në dorë, populli i Shqipërisë, i cili do të ecë përpara, do të votojë pavarësisht përpjekjeve që bëhen për të dekurajuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje, i cili do të votojë, do të monitorojë, do të numërojë dhe të gjithë do të jemi atje përpara qendrave të votimit.

Edhe ju atje do të jeni me kamerat tuaja. Edhe ne atje do të jemi deri në momentin që do të numërohet edhe vota e fundit e qytetarit të Shqipërisë.

Këto janë procese që i kalojnë të kaluarës, kur Edi Rama fiksonte rezultatet që më parë edhe trukonte ndeshjen. Do të jenë shumë të pashpresë ata që mendojnë se kjo pakicë uzurpatore mund të prekë  edhe një votë të qytetarëve shqiptarë. Tani përgjegjësinë e kanë ata dhe po të jenë të zotë, le ta mbajnë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco