Mbyllja e gjykatave/  Meta: Më 14 maj, qytetarët do të votojnë edhe kundër 'Ramaformës'

Mbyllja e gjykatave/ Meta: Më 14 maj, qytetarët do të votojnë edhe kundër 'Ramaformës'

13:59, 01/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë ka sjellë në vëmendjen e qytetarëve faktin se duke filluar nga sot, mbyllja e gjykatave në disa qytete të vendit në kuadrin e hartës së re gjyqësore të “Ramaformës” siç e cilësoi me ironi, do t’i lërë qytetarët pa drejtësi.

“Ndaj, më 14 maj, qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër “Ramaformës”,  e cila po bën drejtësinë edhe më të pamundur, edhe më të shtrenjtë,” nënvizoi Ilir Meta në një deklaratë për mediat.   

“Doja të tërhiqja vëmendjen tuaj për çështje të rëndësishme, - tha kreu i PL. -  Së pari, për lajmin shumë të rëndë dhe të papranueshëm që si rezultat i “Ramaformës”, pra, i zbatimit antikushtetues të reformës në drejtësi, nga sot janë disa dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë, të cilëve do t’iu hiqet mundësia e deritanishme për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori, sepse nga sot për fat të keq, edhe gjykatat e shkallës së parë do të mbyllen në Lushnjë, në qytetin Kongresit të Lushnjës ku u themelua shteti shqiptar; në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Krujë, në Mat, në Tropojë, Përmet etj.

“Ramaforma” në drejtësi që është pikërisht zbatimi antikushtetues i reformës në drejtësi, në kundërshtim të plotë me të gjitha premtimet e bëra përpara shtatë vjetësh, po shkatërron eksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton burokracitë, pa fund dhe po iu rrit kostot në mënyrë të tillë që t’i lërë ata realisht pa drejtësi.

Kjo hartë gjyqësore është një antireformë e rrezikshme sepse kjo harta e re gjyqësore nuk merr parasysh një nga problematikat më delikate, siç është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga gjykatat dhe njëkohësisht, mundësitë e kufizuara të transportit dhe ato financiare dhe individuale për të përballuar këtë transport të largët dhe absurd.

Kjo hartë e tillë arbitrare shkakton asgjësimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në drejtësi.

Ndaj, më 14 maj, qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër “Ramaformës”, e cila po bën drejtësinë edhe më të pamundur, edhe më të shtrenjtë.”   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco