‘Jep zgjidhjet e munguara prej 20 vitesh’/ Meta: Programi i Igli Carës meriton mbështetjen më të fortë

12:59, 01/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar programin e kandidatit demokrat të dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka theksuar se ‘programi i kryebashkiakut të ardhshëm të Durrësit, z.Igli Cara meriton mbështetjen më të fortë sepse jep zgjidhjet e munguara prej 20 vitesh dhe u shërben të gjithë qytetarëve’.

Programi i Igli Carës: 

‘Si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme. Brenda 2 viteve mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë. Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje. Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet. Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve. Aktivizojmë industrinë lokale të riciklimit. Ulim taksat dhe tarifat vendore. Për të rinjtë një zonë rekreative në afërsi të stadiumit. Për më të vegjelët kënde lojërash dhe parqe të gjelbëruara kudo në qytet. Brenda mandatit qëndër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit tanë. Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë. Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit. Tregjet të rinj bujqësor në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit. Mbështetje të turizmit komunitar përmes rendimit. Përplilimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale. Në programin tim Durrësi 2023-2027 përcakton dhe sfida të tjera të përbashkëta. Së bashku mund t’ja dalim sepse qyteti je ti’.

Postimi i plotë:

Programi i Kryebashkiakut të ardhshëm të Durrësit, z.Igli Cara meriton mbështetjen më të fortë sepse jep zgjidhjet e munguara prej 20 vitesh dhe u shërben të gjithë qytetarëve.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Durrës #IgliCara #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco