Fushatës i bashkohet edhe Mediu, Sinamati: Na qeverisin ata që nuk e duan as Kukësin e as Shqipërinë...

Fushatës i bashkohet edhe Mediu, Sinamati: Na qeverisin ata që nuk e duan as Kukësin e as Shqipërinë...

10:19, 01/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati zhvilloi takimin me banorët e  Mamëzit, ku premtoi se, "Bashkia e Re" do e ketë vëmendjen tek të gjitha problematikat, me të cilat fshati përballet çdo ditë, por vëmendja jonë,  shtoi Sinamati, do të  fokusohet veçanërisht te rruga.

"Është tërësisht e pajustifikueshme, që një fshat vetëm pak kilometër nga Kukësi,  të vuajë kaq shumë për një rrugë që kushton shumë më pak se shpenzimet për fasada dhe reklama".

Më tej, kandidati Sinamati tha se, Mamëzi meriton të jetë në qendër të projekteve tona, si një prej vendbanimeve më të hershme të Kukësit.

"Pasojat ekologjike nga ndotja e liqenit prej mbetjeve urbane do jenë gjithashtu kapitulli i hapur i punëve tona në mënyrë që liqeni të jetë një aset atraktiv turistik, jo një "varrezë" e hapur mbetjesh që rrezikojnë jetën e gjallesave dhe banorëve".

Ndërsa gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e Morinit, kandidati i opozitës, Admir Sinamati solli një krahasim mes modelit të qeverisjes së zonave kufitare mes Morinit dhe Vërmicës, "dallimi është i madh te ne, qeveris një klikë që nuk e do Morinin, Kukësin e Shqipërinë ndërsa matanë kufirit, ka një qeveri të përgjegjshme për banorët e saj".

"Morinit dhe Tërthores i mungon uji i pijshëm, me ardhjen tonë në drejtimin e Bashkisë Kukës ky problem do të marrë zgjidhje. Po ashtu edhe lagjja “Rexhaj” do të ketë akses në tokat e saja bujqësore.

"Problemi i kushteve në shkolla, kopshte e çerdhe do të jenë prioriteti ynë në zgjidhjen e tyre", po ashtu Sinamati tha se edhe Kukësi ka problemin e mungesës së çertifikatave të pronësisë për tokat bujqësore që kërkojnë zgjidhje.

Ndërkohë fushatës së Sinamatit i është bashkuar edhe keu i PR Fatmir Mediu, i cili ka shprehur mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Kukës!

Gjatë takimit të zhvilluar me banorët e lagjes Nr.7  dhe Drinas, kryetari i PR-së tha se, "çdo votë republikane nëse nuk shkon për kandidatin Sinamati nuk ka asnjë vlerë për subjektin tonë zgjedhor".

Ndërsa kandidati i opozitës tha se, “ne mund të ndërtojmë çdo ditë, rrugë a pallate qofshin, lulishte apo qendra sportive, shkolla apo parqe. Mund të investojmë në ekonomi, turizëm, bujqësi. Mund të sjellim ujë e drita 24 orë, të bëjmë plane afatgjata apo afatshkurta. Mund t’i arrijmë të gjitha këto, por për sa kohë nuk kemi njerëzit tanë këtu, për t'i jetuar e shijuar të gjitha së bashku, ne vetëm sa kemi gënjyer rëndë veten”

Angazhimi i të gjithë anëtarëve të koalicionit është maksimal, pasi kandidati Sinamati shihet si shpresa e vetme nga kuksianët për Kukësin e së ardhmes!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco