Të votojmë ndryshimin dhe garantoj se fill prapa do të jenë zgjedhjet që do ta përzenë Ramën

Të votojmë ndryshimin dhe garantoj se fill prapa do të jenë zgjedhjet që do ta përzenë Ramën

07:34, 01/05/2023
A+ Aa A-

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në takimin elektoral të kandidatit Zef Hila në Vaun e Dejës.

Të dashur demokrate e demokratë. Banorë të Hajmelit. Përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen tuaj tepër të çmuar që i keni dhënë dhe i jepni PD.

Të dashur deputetë, znj.Greta Bardeli, z.Ludovik Hasani, përfaqësues të shkëlqyer të qarkut të Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë. I dashur z. Benard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë. Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj mbarë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë më 14 maj monizmin e bazuar në banda, krim dhe drogë.

Në emër të demokratëve shqiptarë të përcjell nderimin tim, përshëndetjen dhe mirënjohjen time, sepse ata që menduan se do të mund të të asgjësonin fizikisht, ose do të mund të të mposhtnin moralisht, ata morën turpin e historisë për krimin e tyre, kurse ti udhëheq, i prin PD drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki.

I dashur z.Zef Hila. Kam shumë nder dhe kënaqësi që jam sot këtu me banorët e Hajmelit për t’ju paraqitur ju si kandidat për kryetar bashkie të Vaut të Dejës. Ju keni kandiduar shumë herë për kryetar komune, bashkie, deputet, por kësaj here Zef Hila është kandidati juaj. E keni votuar ju, e keni zgjedhur ju, i keni dhënë besimin ju.

Dhe pas jush, PD dhe 25 parti të tjera politike opozitare. E tërë opozita shqiptare qendron në mbështetje të Zef Hilën. E bindur se paraqet te ju një nga qeveritarët vendorë më të suksesshëm që ka patur edhe ka vendi. E bindur se mbështet te ju një shërbëtor të përkushtuar të banorëve të kësaj bashkie. Një menaxher të shkëlqyer, por edhe një lider, një udhëheqës vizionar të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Të gjithë ne së bashku, patëm kënaqësi të ndjekim programin, zbërthimin e programit të Zef Hilës para jush për çdo fshat, çdo lagje të kësaj bashkie. Me programin që paraqiti Zef Hila tregon se i njeh të gjitha problemet në territorin e kësaj bashkie. Të gjitha problemet e qytetarëve, banorëve, lagjeve, fshatrave, njeh gjithçka. Por ka edhe projektet për t’i adresuar ato. Ka edhe projektet për t’i zgjidhur ato. Zef Hila merr përsipër këtu para jush dhjetëra e qindra projekte, dhe unë kam bindje absolute se Zef Hila ato do t’i bëjë realitet.

Miqtë e mi!

Më 14 maj ne shkojmë të sigurtë drejt një fitoreje historike. Kudo që shkoj nga jugu në veri, flladi i fitores po fryn në mbarë vendin. Drita e saj po ndriçon mendjet e qytetarëve shqiptarë. Kudo qytetari idealisht janë të angazhuar në një fushatë elektorale të pashembullt që nga viti ’90 e deri më sot. Hajmeli dhe Vau i Dejës në tërësi është nga zonat që i njeh më mirë se kushdo tjetër çdo të thotë pushtet në duart e një njeriu.

Pushteti në duart e një njeriu është faktuar në histori, dhe kushdo më shumë se njeri tjetër në kurrizin e shqiptarëve, në kurrizin e hajmelasve, si forma më e egër, më çnjerëzore e pushtetit. Por miqtë e mi, pushteti i një njeriu ekziston në diktaturat komuniste të cilat bazohen në ideologji çnjerëzore marksiste-leniniste, dhe ne e përjetuam atë. Ekziston në diktaturat teokratike, të cila bazohen dhe janë bazuar në ekstremizmat fetare dhe kanë krijuar katastrofa për kombet e tyre. Bazohen në diktatura ushtarake ku kolonelë e gjeneralë marrin pushtetin dhe ushtrojnë me ligje ushtarake pushtetin e tyre çnjerëzor mbi qytetarët.

Por do u them sonte këtu, se midis të gjitha formave të diktaturave, studiuesit dhe historianët e mëdhenj formën më të keqe, më të egër konsiderojnë diktaturën e bandave, banditit. Dhe kjo diktaturë është sot realitet në Sqhipëri. Po pse do thoni ju? Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet, kontrollon gjithçka. Kontrollon pushtetin ekzekutiv, Parlamentin, kontrollon në mënyrë mizore drejtësinë. Sot institucionet e drejtësisë janë me bandën, e lidhur me krimin.

Çfarë përfaqëson një Prokurori e cila shet, nxjerr në treg sekretet e hetimit? A është ajo një bashkëpunëtore me bandat dhe krimin? Çfarë përfaqëson një gjykatë që zbaton urdhra politike? Dhe kjo bën që ju të mos keni të drejta reale. Që të drejtat tuaja t’i konfiskojë ai që ka të gjitha pushtetet.

Sot 95% e vendimeve të gjykatave janë kundra jush, dhe pro shtetit bandit. Kjo është e vërteta. Çdo aspekt pra, Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet.

A nuk është mision historik 14 maji për t’i marrë atij pushtetin vendor me kandidatët tanë të shkëlqyer si Zef Hila?

Miqtë e mi!

Dy kandidatura rivale kandidojnë. Këtu kandidati tjetër. Kandidati që përfaqëson partinë e krimit, në fakt i marrë me koncension nga Tom Doshi. Kjo është e vërteta. Po vij nga Puka. Në Pukë paraqita Rrok Dodën. Gjon Gjonit ia thashë aty mes të gjithëve. Gjon i thashë, ne që kemi qenë në diktaturë, kemi dëgjuar, lexuar dhe të tjerë kanë mbajtur mbi kurriz shumë, po kryetar komiteti ekzektiv që të dalë dhe t’i fusë thonjtë në fyt qytetarit nuk kishim parë ndonjëherë. Kishte policë që i arrestonin, skuadra pushkatimi që i zbatonin, por kryetari i komitetit ekzdekutiv nuk dilte në bulevard të kapë prej fyti, siç kapi Gjon Gjoni një qytetar të Pukës në mes të bulevardit, sikur të ishte çfarë të ishte ai.

E dhashë këtë shembull për të treguar se çfarë janë kandidatët rivalë. Po ky tjetri këtu, çfarë është? Çfarë përfaqëson? Përfaqëson pra, bandën më të rrezikshme që ka qeverisur Shqipërinë.

Isha në Fushë Arrëz, erdha në Pukë, erdha këtu. Kudo si hije më del emri Tom Doshit. Do të pyes pak këtu. Tom, hajde më thuaj këtu çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që absolutisht respektoj lirinë e tjetrit, por emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu dhe në Shkodër qarkullon si votblerësi më i madh. Po ky është krim i shëmtuar. Ky është krim elektoral monstruoz. Vjen, nxjerr lista deputetësh kandidatësh. Na thua pak, çfarë ke bërë ti për banorët e Vaut të Dejës? Cfarë ke bërë për banorët e Pukës, për Fushë Arrëzin? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde. Absolutisht. Sepse ti Tom, një ushtar i së keqes, në fakt më mirë t’i shërbesh Vuçiçit, sesa Edi Ramës, se ai është padroni i Edi Ramës. Kështu që, duke i shërbyer Edi Ramës për vota, natyrisht ai të bën 100-favore, për taksa, për leje e për të gjitha, dhe partinë e more nga një kriminel elektoral.

Ja pse pushteti i bandës, diktatura e bandës është diktatura më e keqe.

Sot në qarkun e Shkodrës ishte edhe Edi Rama dhe shkoi si një primitiv. Besoj se duke mbjellur ndasi fetare në Malësinë e Madhe do mund të merrte vota. Po ai nuk e njeh historinë e Malësisë së Madhe. Malësinë e Madhe, Malësinë e mirë janë përpjekur me qindra herë armiq, pushtues etj., t’i ndërsejnë kundër njëri tjetrit. Nuk kanë arritur kurrë. Aty myslimanë dhe katolikë kanë luftuar, qendruar, kanë vdekur për vendin së bashku dhe ky tani shkon dhe përdor këtë term në një kohë kur e vërteta është se besimi i tij, feja e tij është vetëm paraja, dhe paraja jo e fituar me djersë, por paraja e vjedhur e qytetarëve shqiptarë.

Në Malësinë e Madhe, apo në Shirokë flistë për Benetin. Tani po, do flas dhe unë për Benetin këtu para jush. Ja ku e kam Zef Hilën këtu, ja ku është Beneti në krah të tij atje. Ftoj çdo qytetar të qarkut të Shkodrës të ndalet këto dy vite, të kujtojë parlamentin shqiptar. Sa herë që Zef Hila, Greta Bardeli dhe deputetë të tjerë kanë ngritur zërin për qytetarët e Shkodrës. Po sa herë ka folur Benet Becip ër Shkodrën? Asnjëherë!

Unë e njoh atë, dhe një ditë jam shprehur: Ka bërë gabimin fatal të jetës së tij. Të paraqitet ai për të përfaqësuar Edi Ramën, armikun më të egër të Shkodrës dhe të veriut të Shqipërisë. Absolutisht, tre armiq kanë patur këto zona në histori. Car Dushanin, Enver Hoxhën, Edi Ramën. Të flasësh në Shkodër ti, duke mos patur asgjë tjetër çtë thuash vetëm fototekën Marubi, të cilën qeveria e mëparshme e bleu ndërtesën 600 milionë lekë. Qeveria e mëparshme financoi digjitalizimin e të gjithë fototekës . E inaguroi. Kurse ky shkoi, dhe i vuri një tabelë “muze”, dhe kjo ishte kryevepra që bëri ai aty.

Benet, përsëri tani dalim tani. Zef Hila siç e dëgjove numëroi me qindra projekte, kurse ti shkove në Shkodër me maketin 3D të hyrjes së Shkodrës të Edi Ramës. Po kishte turp më të madh?

Në vitin 2013 Edi Rama për të errësuar investimet që ishin bërë kudo kishte bërë me 3D një maket dhe thotË: Ja kështu do të jetë Shkodra. Shkodra u injorua nga investimet në shkallën maksimale, dhe dua t’ju them banorëve të Malësisë së Madhe dhe Dukagjinit, se çdo pëllëmbë rrugë e ndërtuar ka qenë e projektuar dhe e financuar nga qeveria e mëparshme. Përkundrazi, rrugën për në Dukagjin nga Palajt e ndërpreu. Nuk lejoi që të ecej më tutje. E çuam deri në Pult, dhe aty nuk e çoi rrugën deri në Shoshë e të zbriste deri në breg të lumit, sepse ai kishte urrejtje.

Në fakt, Benet duhet të jesh i sinqertë. Deshi të ndërpriste edhe rrugën Tamarë-Vermosh, dhe rrugën për në Theth. Por ato ishin siguruar financimet, dhe nuk mund të hiqeshin. Se qeveria ime kishte firmosur për to. Ndaj edhe bëra këtë meqënëse i pëlqeu të thotë, të mburret se Benetin ia mora Saliut. Beneti i a fali veten dreqit, duke pranuar të kandidojë për ty.

Miqtë e mi!

Edi Ramës po i rrëshket toka nën këmbë. Monizmi i ka ditët e fundit. Kudo unë gjej në këmbë burra dhe gra idealistë, të rinj idealitë, të cilët me vetëdije të plotë duan të rivendosin pluralizmin. Me vetëdije të plotë mezi presin të votojnë koalicionin “Bashke Fitojmë”, 1-shin. Dhe një gjë këtu. Edi Rama bëri gjithçka i tmerruar nga Sali Berisha, dhe bëri çdo gjë që të mos figuronim, por fati që nuk kontrollohet dot kurrë na dha 1-shin. Zef Hila është gjithashtu pa numër. Zef Hilën e njohin të gjithë banorët e bashkisë, e mbështesin të gjithë demokratët. Votoni 1-shin dhe Zef Hilën.

Kjo periudhë është e një rëndësie të madhe. Ludoviku tha këtu: Unë jam nip prej Hajmeli. Prandaj edhe ku t’i kemi ato lidhje në Pukë, Malësi të Madhe, Lezhë, Shkodër t’i përdorim. Të bëjmë gjithçka për të bindur çdo socialist, demokrat, të pa parti se kjo zgjedhje janë për fatin e vendit.

A ndonjë vend tjetër në Europë dhe në botë që në 8 vite t’i kenë ikur 1 milionë banorë, 33% e popullatës. Po pse kanë ikur? Kanë ikur nga dhimbjet e varfërisë, braktisjes, injorimi, skamja. Rinia, në shkollë ua ngrenë mesataren nuk i fut në universitet. Ata që marrin diplomat nuk gjejnë punë. Mbetet fati i tyre në botë si rrugë e vetme për ta. Në një kohë kur Vau i Dejës, Shqipëria është absolutisht një parajsë tokësore, është vend me pasuri përrallore. Po këto i ka kthyer në mallkim Edi Rama. Edi Rama ngurtësoi rrogat, kurse çmimet u ngjitën në stratosferë.

Vetëm me rritjen e cmcimeve nga vjet deri sivjet, edhe me ndihmën e bordeve të tij, çdo qytetar i Hajmelit, Kodrës, Shqipërisë ka shpenzuar më shumë, 430 mijë lekë. Ka shpenzuar më shumë, pothuaj një rrogë. Çdo pensionist dy rroga. Tani kujtohet të mashtrojë, dhë përsëri përdor mashtrimin.

E çova ligjin në Parlament. Nqs solle ligjin, pse nuk e çove ta votojnë, por e mbylle Parlamentin? NJë genjeshtar. Është një fjalë e urtë që totë: kur nuk ke turp bën dhe thua çdo gjë, dhe ai i tillë është. Se solli ligjin për rrogat, hajde t’i rrisim, e votojmë. Por mbylli Parlamentin, i vuri çelësin Parlamentit, sepse do mashtrojë. Sepse nuk mund të dyfishohen kurrë rrogat në një vit. Pyesni, bisedoni me bizneset, nqs dyfishon rrogat në një vit, të paktën 70% e bizneseve falimentojnë.

Për të dyfishuar rrogat, së pari duhet të përgjysmosh taksat e bizneseve, duhet të shkurtosh shpenzimet, të mos udhëtosh me avion personal me dhomë gjumi, por të udhëtosh me linjë tregtare.

Kancelari i Austrisë, qeveria austriake në vendim udhëton me linja tregtare. Kurse ky me avion me dhomë gjumi luksi, 22 milionë euro. Për të dyfishuar rrogat, duhet të që ministret të mos porosisin biftek 1000 euro. As ky darkat 10 mijë euro. E keni vënë re ju Parlamentin, paradë mode. Ua thashë një ditë: I qendrisni gjërat me svarovski, po ka të tjerë që nuk kanë kafshatën. A flasin ndonjëherë për qytetarët në atë parlament deputetët e Edi Ramës? Ata flasin për Edi Ramën, se ata vjedhin bashkë me Edi Ramën, sepse qeveritarët vendorë vjedhin me të. Kjo është e vërteta.

Miqtë e mi!

Një njeri i mençur, dhe një nga studiuesit më të mëdhenj të diktaturave ka shkruar: Të votosh një njeri që të vjedh nuk je më viktimë, por je bashkëfajtor. Të votosh një njeri që mashtron nuk je më viktimë, por je bashkëfajtor. Ndaj edhe të takojmë çdo qytetar të kësaj bashkie, çdo lidhje tonën. Edi Rama po kalon nga sheshi në shesh me mashtrime, dhe vetëm mashtrime. Dhe kur i sosen mashtrimet i del zorra qorre në gojë. E bën me qëllim që në të mos merremi me vjedhjet e tij, mashtrimet e tij dhe ta ndëshkojmë për to.

E bën me qëllim që në të themi ja çfarë flet, ja si flet, si halabak. Ai është turpi i tij që flet në atë mënyrë, por ne do të merremi me problemet e mëdha që na krijon dhe na shkakton ai. Ta ndëshkojmë dhe të votojmë ndryshimin.

Ju garantoj se fill prapa do jenë zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet të cilat me votën e lirë do të përzenë nga pushteti Edi Ramën. Do rikthejnë opozitën. Dhe i garantoj shqiptarët se përsëri ata do të kalojnë në qyetarët më të paguar të rajonit. Garantoj bizenset se në një kohë të shkurtër numri dhe kapacitetet e tyre do të dyfishohen, sepse ne jemi parti e taksave të ulëta. Ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme se në arkën e qeverisë. Se përgjysmim i taksave do të thotë dyfishim punësimi.

I garantoj fermerët e mrekullueshëm të Hajmelit, të kësaj zone dhe mbarë gjithë Shqipërisë, se do të subencionohen për çdo sipërfaqe, prodhim, kokë bagëtish që ata mbarështrojnë. Subvencionimi do të jetë të paktën 6 herë më i madh se sot. Asgjë s’po them. Po them do të jetë në mesataren e rajonit, sepse Kosova sot subvencionon 5 herë më shumë se ne. Dhe ky subvencion nuk është humbje as për shëndetin, as për shoqërinë. E kundërta është vërtetë. Ky subvencion është histori fitimi për të gjitha palët, por mbi të gjitha është begatim nga viti në vit gjithnjë e ma i madh i familjeve shqiptare.

Nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët jo vetëm nuk do të largohen nga vendi i tyre, por shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre për të ndëtuar të ardhmen më të mirë në Vaun e Dejës.

Rroftë Vau i Dejës, rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Faleminderit shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco