Berisha akuza Tom Doshit: Nga Fushë Arrëzi, në Pukë, Vaun e Dejës e Shkodër, del si votëblerësi më i madh

Berisha akuza Tom Doshit: Nga Fushë Arrëzi, në Pukë, Vaun e Dejës e Shkodër, del si votëblerësi më i madh

19:56, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi sot me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,”  Zef Hila.

Gjatë fjalës së tij ai iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë Tom Doshit, duke e pyetur se, 'çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës'.

Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj kreu të PSD, duke thënë se ke kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

“Isha në Fushë Arrëz, në Pukë, këtu, kudo si hije më del emri i Tom Doshit. Do të pyes pak këtu, Tom, hajde më thuaj këtu çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që respektoj lirin ë e tjetrit, por, emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu edhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh, por ky është krim elektoral monstruoz. Vjen nxjerr lista deputetësh e kandidatësh, na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde. Je një ushtar i të keqes, më mirë t’i shërbeje Vuçiçit. Duke i shërbyer Ramë për vota, ai të bën favore të tjera, dhe partinë e more nga një kriminel elektoral”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco