SYRI TV/ Çelet sezoni turistik në Velipojë, Spahia: Do promovojmë turizmin

19:18, 30/04/2023
A+ Aa A-

Çelet zyrtarisht sezoni turistik në Velipojë. Me larmi aktivitetesh sportive e kulturore, kryetari i bashkisë Shkodër e cilësoi Velipojnë si një pol të rëndësishëm turistik, ndërsa u shpreh se do të punojë për promovimin e të gjithë pasurive turistike të kësaj bashkie.

Syri tv

Velipoja po bëhet gati të presë vizitorët edhe për këtë sezon turistik.

Në një atmoseferë feste, me organizimin e disa aktiviteteve sportive, Bashkia e Shkdorës çeli zyrtarisht sezonin turistik në bregdetin e Velipojës.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, i cili u shpreh se ky bregdet është mjaftë i rëndësishëm për Shkodrën dhe më gjerë.

Spahia premtoi se do të sjellë një model të ri të promovimit të turizmit në territorin e Shkodrës në vijim.

E gjithë fundjava do të jetë e mbushur me aktivitete në bregdetin e Velipojës, e cila është një ndër zonat më të preferuara për të pushimet e verës për turistët vendas dhe të huaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco