Përballja e oferave/ Kandidati Rrok Dodaj nënshkruan Kontratën Sociale 2023-2027

Përballja e oferave/ Kandidati Rrok Dodaj nënshkruan Kontratën Sociale 2023-2027

21:56, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Pukë, Rrok Dodaj, ditën e sotme përmes një forumi të hapur publik, me pjesëmarrjen e gjerë qytetare, ka firmosur sot Kontratën Sociale me Lëvizjen Rinore Pukë, duke marrë zotimin, se si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Pukë, do t’i bëjë  prioritetet e qytetarëve të Pukës, pjesë të planeve të tij të punës për katër vitet e ardhshme!

Kontrata Sociale 2023-2027, e cila u prezantua përmes një listimi prioritetesh, kishte në fokus të saj kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve  brenda territorit të Bashkisë Pukë dhe adresimin e zgjidhjeve të tyre nag pushteti vendor. 

Kandidati i Koalicionit "Bashkë Fitojmë" z. Rrok Dodaj, që në nisje të diskutimit të tij, nënvizoi se ai vjne në këtë kandidim, i motivuar për të adresuar zgjidhje konkrete për një sërë problematikash, që lidhen kryesisht me nevojën e madhe të ndërhyrjes në infrastrukturën rrugore, si dhe në objektet arsimore dhe shëndetësore, duke i optimizuar në parametra bashkëkohorë.

Më pas z. Dodaj, krahas potencimit të nevojës për investime, nënvizoi aspektet e ndryshme të qasjes së tij në forcimin e demokracisë vendore, ku qytetari do jetë vendimmarrës në gjithcka dhe për gjithcka, përkundrejt modelit të deritanishëm, ky qytetarët jo vetëm janë shmangur nga vendimmarrjet, por dhe janë penalizuar me politika arbitrare ndaj tyre nga kreu aktual.

Nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm vendor, kandidati Dodaj e sheh përmes paketës së ndërhyrjes në politikat e taksimit, duke nxtirur sipërmarrjen private, si dhe stimulimin e fermerëve dhe investimet frekuente në sektorin e bujqësisë. Padyshim, të rinjtë kanë një vëmendje të madhe dhe ndaj tyre ëshët premtuar zë i posacëm buxhetor, por mbi të gjitha mostaksimi për 3 vitet e para të cdo sipërmarrje private që nxitet nga të rinjtë.

Gjatë këtij forumi publik, kandidati Dodaj iu përgjgij interesit të shumë qytetarëve, të pranishëm dhe on line,  të cilët përmes pyetjeve të tyre morën përgjigje mbi adresimin e zgjidhjeve për shumë cështje që lidhen me problematika të pazgjidhura nga drejtuesit aktual.

Në përfundim të kësaj veprimtarie, u nënshkrua kontrata sociale, në mes kandidatit Rrok Dodaj dhe përfaqësueses së të rinjve znj. Denisa Meçi, thelbi i së cilës është përmbushja dhe angazhimi i kryebashkiakut të ardhshëm në përmbushje të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, kryesisht të grupeve të cënueshme.

Ky forum publik, u organizua në kuadër të Përballjes së Ofertave Publike, nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat operojnë në 12 bashki të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco