Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Rama tallet me qytetarët: Nëse rrugën e doni falas votoni ata të tjerët, por do merrni Noc Rrokun!

Rama tallet me qytetarët: Nëse rrugën e doni falas votoni ata të tjerët, por do merrni Noc Rrokun!

17:38, 29/04/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Këlcyrë duke u ndalur edhe në Përmet në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Në këto takime ku edhe ka prezantuar kandidatët e PS për këto bashki, nuk kanë munguar akuzat dhe ironitë e kryeministrit, ndaj opozitës, por Rama nuk është kursyer as ndaj qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua qytetarëve se “nëse e doni rrugën falas, votoni kandidatët e opozitës dhe merrni “noc rrokun”.

Rama: Ne ja kemi bërë 0 taksën biznesit të vogël. Nuk është rastësi që dhjetëra e mijëra biznese të vogla janë hapur gjatë vitit të kaluar. Në po bëjmë një rritje pagash, rritjen e pagave mesatare nga 550 mijë lekë në 900 mijë lekë. E kanë interpretuar shqetësimin tim si kërcënim. Nëse Këlcyra kthehet pas, do të jetë e pamundur që të ketë mbështetje nga ne, jo se ne nuk duam ta mbështesim, por këta kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma duhen hedhur në lumë edhe t’i thuash ik nga ke ardhur. Këta sjellin frymën e Sudes dhe Xhaferrit. Këta i shikojnë bashkitë si kështjella për t’i marrë peng. Nuk ka mundësi të bashkëpunosh me ta sepse nuk e duan punën. Duan sherr e konflikt. Duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada që të bëjnë sherr me qeverinë. Shikoni Shkodrën, ne kemi bërë shumë për Shkodrën, por kemi bërë vetëm ato gjëra që nuk kishin lidhje me bashkinë. Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin, e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Ballaban Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por ‘noc rrokun’ pastaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco