Mesazhi i Metës: Edhe dy javë që qytetarët e Maliqit të ndahen nga monizmi

Mesazhi i Metës: Edhe dy javë që qytetarët e Maliqit të ndahen nga monizmi

15:59, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për zgjedhjet e 14 majit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘edhe 2 javë dhe populli i Maliqit ndahet me monizmin, korrupsionin, arrogancën dhe “trenin elektrik” të atij që në 25 vite nuk zgjidhi as problemin e kanalizimeve’.

Ai shtoi se fitorja e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Maliqit, Alfred Gega do të jetë bindëse.

Postimi
Edhe 2 javë dhe populli i Maliqit ndahet me monizmin, korrupsionin, arrogancën dhe “trenin elektrik” të atij që në 25 vite nuk zgjidhi as problemin e kanalizimeve.

Me Dr. Alfred Gegën si Kryebashkiak, Maliqi hyn në rrugën e bashkëjetesës qytetare dhe të llogaridhënies.

Fitorja e Dr. Fredit do të jetë shumë bindëse sepse personaliteti dhe përkushtimi i tij është i provuar për tre dekada nga të gjithë ata, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe humanizëm.

Fitorja e koalicionit tonë në Bashkinë e Korçës dhe në të gjithë Qarkun, do ta ketë fitoren e Bashkisë Maliq si “qershia mbi tortë”.

Bashkë🤝Fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco