'Letër e hapur për shqiptarët'/ Berisha: Vota për Ramën nxit shpopullimin! Ta shpëtojmë Shqipërinë në 14 maj!

15:43, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, njëherazi drejtuesi i koalicionit opozitar, ka publikuar spotin e zgjedhjeve të 14 Majit, në qendër të të cilit është shpopullimi. 

Ky është spoti i parë i cili prek një ndër problematikat më serioze që kanë prekur ndonjëherë vendin dhe mban titullin ‘’Shqiptarët e fundit’.

Përmes një letre të hapur drejtuar shqiptarëve, Berisha thekson se vota e 14 Majit është jetike për të shpëtuar Shqipërinë nga shpopullimi dhe Edi Rama. 

Kreu i PD kujton se në 8 vite Shqipëria ka humbur 33% të popullsisë, ndërsa shumica dërrmuese e atyre që kanë mbetur duan gjithashtu të largohen. 

Kurrë ndonjëherë, shton lideri i opozitës, në ndonjë fushatë elektorale nuk është vënë në diskutim ekzistenca e Shqipërisë si në këto zgjedhje. 

Vota për Edi Ramën - vijon Berisha - është votë për largimin e shqiptarëve. 

 "E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët, sepse me këtë pushtet ai krijon kushte për dëbimin tuaj", shprehet Berisha. 

Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti.

Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër.

Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.

Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 8 vite dhe 83% e atyre që kanë mbetur, kërkojnë të largohen.

Qytetet tona po shuhen.

Rinia po zhduket.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.

E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët.

Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushte për dëbimin tuaj.

Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin.

Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për ta shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik.

Socialistë, demokratë, e të pa parti.

Jeni njësoj të vjedhur.

Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.

Në 14 Maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco