Igli Cara me mësues e pedagogë: Fokusi tek arsimi dhe rinia

Igli Cara me mësues e pedagogë: Fokusi tek arsimi dhe rinia

13:15, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për kryetar bashkie në Durrës, Igli Cara ka zhvilluar një takim me mësues të arsimit parauniversitar të qytetit dhe pedagogë të UAMD. Pjesëmarrësit, e vunë theksin te disa problematika konkrete, si: mungesa e konvikteve për studentët dhe e një institucioni arsimor në zonën e plazhit.

Duke siguruar se zgjidhja e këtyre problematikave do të ketë përparësi, zoti Cara në vijim prezantoi programin “Durrësi 2023-2027”, duke u ndalur gjerësisht te arsimi, nga ngritja dhe përmirësimi i infrastrukturës arsimore deri te përfundimi i Kampusit Universitar dhe shndërrimin e tij në një pol inovacioni në Shqipëri e rajon.

Ramiola Kalemi, pedagoge pranë UAMD-së ka vlerësuar formimin e Asamblesë së qytetarëve, që përfshihet në programin e kandidatit Cara, që do të shërbejë, për t’i dhënë zë shqetësimeve dhe problematikave të komunitetit, në funksion edhe të rritjen së transparencës.

Arsimi dhe rinia janë dy nga shtyllat kryesore të programit të Igli Carës, që kandidon për kryetar të Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet vendore të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco