Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

A është 'gjeni', Belind Këlliçi?

A është 'gjeni', Belind Këlliçi?

12:52, 29/04/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri.

A është gjení Belind Këlliçi?

Logjikisht, nëse ia ka dalë që,

* pa shkollë të mesme (?!),

* të diplomohet me "Summa Cum Laude" në një universitet amerikan madje,

* të jetë "studenti me mesataren më të lartë në diplomim", ... padyshim që po...

Rasti më i çuditshëm para këtij të Belind Këlliçi është ai i më të famshmit ndër gjenitë e shekullit të XX, Albert Einstein!

Ai, rezulton të ketë qenë një student mediokër, me rezultate edhe më mediokër në shkollë të mesme... veçanërisht në Fizikë...(?!)... dhe diplomën "Summa Cum Laude" e mori përmes çmimit "Nobel", pikërisht në ... fizikë... 

Po të dëgjosh të paguarit e të pashkollëve Rama-Veliaj, Belindi nga kjo pikëpamje ia kalon edhe Einstein-it... 

Për fat të keq, e vërteta është krejt ndryshe!

Belindi është thjesht një ndër nxënësit e shkëlqyer të "Harry Fultz", që ka vazhduar të shkëlqejë edhe në universitet, si pak të tjerë, e që sot me krenari, kurajo dhe thjeshtësi i del Zot Tiranës, qytetit të tij, përballë brezit të fundit të plaçkitësve të vjetër...

Dhe po e bën vërtetë shkëlqyer!

Po e bën aq mirë, saqë ka nxjerrë jashtë logjike edhe makinerinë e blerësve të zakonshëm, që kanë angazhuar të gjithë të bleshmit e zakonshëm, për "ta demaskuar" dhe për t'i nxjerrë në publik "fytyrën e vërtetë"... atë të ... gjeniut.... 

Belindi i ka nxjerrë nga binarët vetëm përmes së vërtetës...

Kjo mbase është e vetmja gjë "gjeniale" që Belindi po jep në këtë fushatë çliruese, dhe nuk është pak!

#fitore_belindkëlliçi #ndryshimi_në_duart_e_tua #14_Maj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco