'Nuk ka teatër, kinema e biblioteka, por artistët rreshtohen krah Veliajt'

'Nuk ka teatër, kinema e biblioteka, por artistët rreshtohen krah Veliajt'

10:37, 29/04/2023
A+ Aa A-

Nga Ola Xama

Mos kesh teatër, mos kesh kinema, koncertet të zhvillohen ose privatisht ose me sponsorizime dhe dy të tjerë historikisht bëhen nga RTSH dhe nga TV Klan.

Biblioteka nëpër lagje nuk ka, ekspozitat shumë të rralla dhe shumica mbështeten nga Galeria e Arteve ose COD në Kryeministri.

Vjen fundjava dhe thua ku të shkoj? Alternativë ke ose restorantin ose jetën e natës me muzike të lartë dhe tallava, dhe diku mund të gjesh në ndonjë cep të mbyllur një vend të këndshëm me muzikë “rock” dhe të lehtë.

Artistët marrin më shumë para nga Facebook dhe Instagram si blogere se nga profesioni i tyre. Disa të tjerë që nuk janë investuar në grackën e falsitetit të veshjeve dhe videove për shumë klikime, mezi mbyllin muajin.

Qyteti ka hedhur dhe investuar vetëm në beton dhe asfalt. Nuk ka pemë, as natyrë ku të frymëzohesh. Shqiptarët largohen përditë, talentet e mira nuk e gjejnë dot veten dhe ndërkaq po ikën dhe publiku.

Në fund fare sheh se si artistët dalin në rresht për një dhe thonë faleminderit për këto që ke bërë për qytetin tim!

Këtu kemi arritur në pikën që ose duhet të ikim dhe ne që kemi mbetur, ose të çmendemi dhe të jetojmë pa u mërzitur me këtë teatër absurdi që po luhet çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mimoza29/04/2023 10:54

Nuk kanë nevojë për kinema dhe teatër se "i presin" skenat e mëdha nëpër botë.

Shto koment

Denonco