Sondazhi/ 70% e qytetarëve të Tiranës: Veliaj të dalë në debat me Këlliçin

Sondazhi/ 70% e qytetarëve të Tiranës: Veliaj të dalë në debat me Këlliçin

22:18, 28/04/2023
A+ Aa A-

69.6% e kryeqytetasve duan të shohin një debat publik mes kandidatëve Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj. 

Ndërsa 14.6% nuk e duan një debat të tillë.

Sipas sondazhit të Euronews Albania, qytetarët që duan më së shumti të shohin një përballje mes kandidatëve janë votuesit e majtë me 76.1% pasuar nga votuesit e djathtë me 71.8% dhe të pa identifikuarit politikisht me 51.2%.

Ata që nuk duan të shohin një debat publik janë më shumë votues të pa identifikuar politikisht pasuar nga votuesit e majtë me 13.8% dhe votuesit e djathtë me 12.2%.

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka ftuar rregullisht Erion Veliajn në debat, por kryebashkiaku ka refuzuar. 

Një refuzim i tillë vjen si rezultat i bilancit që ka Erion Veliaj në krye të Tiranës përgjatë 8 viteve dhe mosmbajtjes së premtimeve para qytetarëve. Kryebashkiaku premtoi moratorium për lejet e ndërtimit, por në fakt ngha viti 2018 e këtij e ktheu Tiranën në një beton të madh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco